- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Dita Ndërkombëtare e Tuberkulozit shënohet çdo vit më 24 mars. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në vitin 2024 humbën jetën 1.23 milionë njerëz si pasojë e tuberkulozit, ndërsa 10.7 milionë njerëz u prekën nga kjo sëmundje. Megjithatë, OBSH ka theksuar se që nga viti 2000 janë…
Një studim i publikuar në revistën shkencore Radiology ka zbuluar se imazhet e rreme të krijuara nga inteligjenca artificiale, të njohura si “deepfake”, janë aq realiste sa mund të mashtrojnë edhe vetë radiologët. Sipas hulumtimit të realizuar nga Radiological Society of North America, as specialistët e radiologjisë dhe as modelet…
Oda e Stomatologëve të Kosovës ka themeluar Komisionin Profesional të Ekspertëve, i cili do të hartojë një opinion profesional lidhur me kompetencat e stomatologëve në trajtimet estetike në rajonin perioral dhe oro-facial. Ky komision do të analizojë kornizën ligjore në Kosovë, do të shqyrtojë praktikat në vendet e rajonit dhe…
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Vranidoll të Prishtinës, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar shtatë persona. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Nga Policia e Kosovës kanë thënë se të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore. “Rreth orës 13:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur…
Agjencia e Statistikave, i ka publikuar të dhënat e Mirëqenies Sociale në Kosovë. Sipas këtij publikimi, gjatë muajit të kaluar, pra në shkurt janë regjistruar dy raste të braktisjes së fëmijëve në Kosovë, derisa në janar nuk është raportuar asnjë rast. Një rast është raportuar në Komunën e Gjilanit dhe…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bashkë me Ministrinë e Bujqësisë dhe EFSA-në kanë organizuar një konferencë për sigurinë ushqimore në vend. Në këtë konferencë mori pjesë edhe Ministri i Bujqësisë Armend Muja i cili theksoi se bujqësia është sektori më i rëndësishëm i ekonomisë dhe si burim i të ardhurave…
Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG), në bashkëpunim me Shoqatën për Mjekësinë Fetale dhe Materne, ka publikuar rekomandime të reja për menaxhimin e pacientëve me kancer gjatë shtatzënisë. Sipas këtyre udhëzimeve, rastet e kancerit tek gratë në moshë riprodhuese janë në rritje, çka e bën të domosdoshëm një qasje…
Një trajtim i ri për kancerin po ofron një alternativë revolucionare (dhe jo-invazive) ndaj kirurgjisë tradicionale, duke përdorur zërin për të shkatërruar tumoret. Shkenca mjekësore po hyn në një epokë të re të onkologjisë jo-invazive me prezantimin e histotripsisë, një procedurë që përdor valë ultratingujsh shumë të fokusuara për të…

