- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se nga tani e tutje, të gjithë kandidatët për infermierë do të testohen me një pyetësor të standardizuar profesional. Sipas njoftimit ky ndryshim synon të rrisë objektivitetin, drejtësinë dhe transparencën në procesin e rekrutimit. Fondi i pyetjeve është hartuar nga njësitë…
Një studim i ri zbulon se jo të gjitha pijet alkoolike janë njësoj për shëndetin. Birra, sidra dhe pijet e forta rrisin rrezikun e vdekjes së hershme, madje edhe në sasi të ulëta, ndërsa konsumi i moderuar i verës lidhet me një rrezik 21% më të ulët për sëmundjet e…
Agjencia për Informim dhe Privatësi u ka bërë thirrje të gjitha mediave dhe platformave online që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë raportimit për ngjarje tragjike, duke respektuar familjet e prekura. “Në këto situata të ndjeshme, është thelbësore që raportimi të bëhet me përgjegjësi të lartë profesionale dhe etike, duke…
Vetëm 14 përqind e qyteteve në të gjithë botën thithin ajër të sigurt, një rënie nga 17 përqind në vitin e kaluar. Kompania zvicerane e monitorimit të ndotjes IQAir analizoi të dhënat nga 9,446 qytete në 143 vende, rajone dhe territore, për Raportin e saj të sapo publikuar Botëror të…
Qendrat e Mjekësisë Familjare kanë mbetur pa vaksina kundër Rotavirusit. Nga MSh thonë se i kanë kryer të gjitha procedurat dhe po presin furnizimin nga UNICEF. Qendrat e Mjekësisë Familjare nëpër komuna kanë mbetur pa furnizim me doza të vaksinës kundër Rotavirusit. Këto vaksina po mungojnë tash e disa javë,…
Në Ditën Botërore të Tuberkulozit, e cila shënohet çdo 24 mars, Spitali i Përgjithshëm Prim. Dr. Daut Mustafa ka bërë të ditur se gjatë vitit 2025 në rajonin e Prizrenit janë regjistruar gjithsej 66 raste me tuberkuloz. Sipas të dhënave, 62 prej tyre janë raste të reja, ndërsa 4 raste…
Në Spitalin e Përgjithshëm Dr. Sami Haxhibeqiri, procedura e kolonoskopisë po realizohet me sukses, duke ofruar shërbime diagnostike dhe terapeutike sipas standardeve bashkëkohore. Sipas të dhënave nga ky institucion shëndetësor, gjatë vitit 2025 janë kryer gjithsej 263 kolonoskopi, duke dëshmuar për rritjen e kërkesës dhe rëndësinë e këtij ekzaminimi në…
Numri i rasteve të konfirmuara nga shpërthimi i meningjitit B në Kent ka rënë në 29, nga 34 që ishin raportuar më herët, sipas të dhënave më të fundit nga UK Health Security Agency. Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se ulja e numrit të rasteve vjen si rezultat i riklasifikimit…

