Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Gjatë ditës së sotme në vendin tonë pritet të mbizotërojë mot kryesisht i vranët. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 10 në 13 gradë. Bëhet e ditur se era do të fryjë erë…

Më shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Majac të Podujevës, ku një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë. Sipas informatave, e dyshuara, një grua 30-vjeçare, dyshohet se ka kryer vrasjen dhe më pas ka tentuar vetëvrasjen, duke u vetëplagosur në kokë. Ajo…

Më shumë

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtina, Izet Sadiku, ka publikuar një letër falënderimi që vlerëson përkushtimin dhe profesionalizmin e stafit infermieror në QKMF – Bregu i Diellit. Letra, e shkruar nga qytetarja Shqipe Breznica dhe e datës 19 mars 2026, i drejtohet Drejtorisë së Shëndetësisë dhe përshkruan përvojën e…

Më shumë

Gjashtë persona janë dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Rakinicë të Skenderajt. Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore, detaje ka dhënë Shpend Fazliu, zëdhënës i Spitalit të Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë. “Rreth orës 15:45, në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm…

Më shumë