- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Në një kohë kur puna dhe jeta e përditshme janë gjithnjë e më të lidhura me teknologjinë, qëndrimi i gjatë ulur po shndërrohet në një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin publik. Një meta-analizë ka zbuluar se qëndrimi për periudha të gjata ulur lidhet me rritje të rrezikut për…
Një 31-vjeçare nga Kosova është gjetur e pajetë në rrethana të paqarta në një hotel në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës të Shqipërisë ditën e shtunë. Për këtë ngjarje policia e Durrësit tha se Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi…
Ndërsa sulmet e panikut mund të jenë të frikshme dhe të papritura, një trend i përhapur ka sugjeruar se ngrënia e karameleve shumë të tharta gjatë një episode paniku mund të ndihmojë personat të rikthejnë kontrollin e mendjes dhe trupit të tyre. Ekspertët shpjegojnë se gjatë një sulmi paniku truri…
Pas dekadash kërkimesh që shpesh nuk dhanë rezultate të dukshme, shkenca po fillon të regjistrojë hapa konkretë në luftën kundër Alzheimer, një sëmundje që prek miliona njerëz në mbarë botën. Fokus i trajtimeve të reja janë mekanizmat bazë të sëmundjes, përfshirë akumulimin e pllakave beta-amiloide dhe proteinave tau në tru,…
Përdorimi intensiv i telefonave inteligjentë dhe pajisjeve elektronike ka sjellë një fenomen të ri shëndetësor të quajtur “text neck” ose “qafa e ekranit”. Ky problem po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm tek të rinjtë dhe karakterizohet nga dhimbje dhe tension i muskujve të qafës dhe shpatullave për shkak të…
Dehidratimi, edhe në nivele të lehta, po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një faktor i rëndësishëm që ndikon në funksionin e trurit dhe performancën mendore. Mungesa e lëngjeve në trup mund të çojë në ulje të përqendrimit, vështirësi në përpunimin e informacionit dhe ndryshime në humor, shkruan European Hydration…
Shumë njerëz përjetojnë ndjesinë e mendimeve që nuk ndalen nga një situatë e zakonshme deri te skenarë të pafund “çfarë nëse…”. Por ekspertët e shëndetit mendor thonë se kjo gjendje që njihet si overthinking nuk është thjesht karakteristikë e një truri inteligjent, por mund të çojë në stres të vazhdueshëm…
Ka ndërruar jetë më 21 mars 2026 infermierja shumëvjeçare e QKMF-së në Klinë, Sabrije Elezaj, duke lënë pas një kontribut të çmuar në shërbim të qytetarëve dhe sistemit shëndetësor lokal. Sipas njoftimit zyrtar, ajo u dallua për urtësi dhe devotshmëri gjatë gjithë karrierës së saj, duke lënë gjurmë të pashlyeshme…

