Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Sot pritet të mbajë mot i vranët me intervale dielli. Temperaturat minimale do të luhaten rreth -1 deri në 1°C, duke bërë mëngjesin të ftohtë, përcjell Gazeta Shneta. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë 9–12°C, me rritje të lehtë krahasuar me të shtunën. Era do të fryjë nga verilindja, me intensitet…

Më shumë

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të siguruar pasagjerët dhe stafin. Alarme të ngjashme për bombë janë regjistruar edhe më parë në këtë aeroport, të…

Më shumë

Një grua e moshës madhore sonte ra nga Ura e Moglicës, në Gjakovë. Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar togeri i stacionit policor në Gjakovë, Sheremet Elezaj. Elezaj pohoi se viktima kishte rënë në ujë, teksa njësitet mjekësore e shoqëruan drejt spitalit të Gjakovës. “Personeli mjekësor i ka ofruar ndihmën…

Më shumë

Stresi kronik është një nga faktorët më të nënvlerësuar që ndikon në shëndetin e përgjithshëm, por efektet e tij janë të thella dhe të dokumentuara shkencërisht. Ekspozimi i zgjatur ndaj stresit çon në rritje të hormoneve si kortizoli, të cilat ndikojnë negativisht në funksionimin e sistemit imunitar, shkruan American Psychological…

Më shumë