- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Stresi kronik është një nga faktorët më të nënvlerësuar që ndikon në shëndetin e përgjithshëm, por efektet e tij janë të thella dhe të dokumentuara shkencërisht. Ekspozimi i zgjatur ndaj stresit çon në rritje të hormoneve si kortizoli, të cilat ndikojnë negativisht në funksionimin e sistemit imunitar, shkruan American Psychological…
Studimet më të fundit në fushën e shëndetit publik po tregojnë një lidhje të qartë mes cilësisë së dobët të gjumit dhe rrezikut të lartë për goditje në tru. Sipas të dhënave të publikuara nga World Health Organization, individët që flenë më pak se 6 orë në natë ose që…
Zhvillimi i teknologjisë mobile ka sjellë një revolucion të heshtur në kujdesin shëndetësor, duke e zhvendosur një pjesë të madhe të monitorimit nga spitalet drejt përditshmërisë së pacientëve. Aplikacionet shëndetësore, të instaluara në telefonat inteligjentë ose të lidhura me pajisje “wearable”, po u mundësojnë përdoruesve të ndjekin në kohë reale…
Depresioni rezistent ndaj trajtimit mbetet një nga sfidat më komplekse në psikiatri, duke prekur një pjesë të konsiderueshme të pacientëve që nuk i përgjigjen terapive standarde me antidepresantë. Ky lloj depresioni shpesh lidhet me një rrezik më të lartë për vetëvrasje dhe përkeqësim të cilësisë së jetës. Sipas studimeve të…
Ish-profesoreshë dhe ish-Dekane në Universitetin e Kosovës në Gjilan, Prof. Dr. Lindita Nebiu Hyseni, ka dërguar një letër publike drejtuar Kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti, duke kërkuar ngritjen e një sistemi të qëndrueshëm shëndetësor dhe social për personat me aftësi të kufizuara. Sipas saj, mungesa e mbështetjes institucionale për…
Gjatë muajit të Ramazanit, Italian Eye Hospital zhvilloi një mision humanitar në shtëpinë e të moshuarve në Gjinoc, në bashkëpunim me Shoqatën Jetimat e Ballkanit. Gjatë vizitave, ekipi ofroi kontrolle të plota oftalmologjike, pastrim të thjerrëzave dhe trajtime për kataraktë, duke u siguruar që mbi 30 pacientë të përfitojnë nga…
Një studim i ri sugjeron se Neandertalët mund të kenë përdorur katranin e përftuar nga lëvorja e pemëve si antiseptik për trajtimin e plagëve, duke dëshmuar njohuri më të avancuara mjekësore sesa mendohej më parë. Eksperimentet moderne me katranin e thupres tregojnë se ai ka veti antibiotike, pavarësisht metodës së…
Integrimi i inteligjenca artificiale në mjekësi po shënon një hap të madh përpara në diagnostikim dhe menaxhimin e sëmundjeve, duke sjellë mundësi të reja për parashikimin e rikthimit të tumorit tek pacientët me kancer. Studiues nga Harvard Medical School kanë zhvilluar algoritme të avancuara që analizojnë një gamë të gjerë…

