Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes më të madh: Shëndeti oral, kyç për mirëqenien e përgjithshme Me rastin e Dita Botërore e Shëndetit Oral, Ministria e Shëndetësisë ka rikujtuar rëndësinë e kujdesit për shëndetin e gojës, duke theksuar ndikimin e tij të drejtpërdrejtë në shëndetin e përgjithshëm të qytetarëve, përcjell…

Më shumë

Stili modern i jetesës, i karakterizuar nga mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja jo e shëndetshme dhe ekspozimi i vazhdueshëm ndaj stresit, po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e sëmundjeve kronike në mbarë botën. Kjo përfshin probleme si obeziteti, diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare. Studimet ndërkombëtare tregojnë se faktorët që lidhen me mënyrën…

Më shumë

Sot pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët, me diell dhe vranësira të pakta të shpërndara. Sipas të dhënave të Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 7 deri në 10 gradë Celsius. Do të…

Më shumë

Pas përfundimit të muajit të Ramazanit, besimtarët e fesë islame kremtojnë sot festën e Fitër-Bajramit. Manifestimi qendror për Fitër Bajramin, për Republikën e Kosovës, u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Namazi i Fitër Bajramit u falë në orën 06:18, të cilin e priu  kryeimami i Bashkësisë Islame të…

Më shumë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas IHK-së temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 9 deri 12 gradë Celsius. Era do të fryjë nga drejtimi i…

Më shumë