- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Inteligjenca artificiale po ndryshon rrënjësisht mënyrën se si shkencëtarët zbulojnë dhe zhvillojnë ilaçe të reja. Duke përdorur algoritme të avancuara, studiuesit mund të analizojnë miliona molekula kimike dhe të identifikojnë ato që kanë potencial për të trajtuar sëmundje të ndryshme. Tradicionalisht, procesi i zhvillimit të një ilaçi të ri është…
Një studim i realizuar nga studiues të King George’s Medical University sugjeron se kufizimi i konsumit të ushqimit në një interval prej 12 orësh gjatë ditës mund të ketë përfitime të rëndësishme për shëndetin metabolik. Ky model ushqimi, i njohur si “time-restricted eating”, nënkupton që një person konsumon të gjitha…
Shkencëtarët po zhvillojnë një terapi inovative që synon të rikthejë prodhimin natyral të insulinës tek personat që vuajnë nga diabeti. Kjo metodë bazohet në përdorimin e qelizave beta të pankreasit, të cilat janë përgjegjëse për prodhimin e hormonit insulinë në organizëm. Tek pacientët me diabet, veçanërisht ata me diabet të…
Disa njerëz duket se sëmuren shumë rrallë, edhe kur janë të ekspozuar ndaj viruseve dhe infeksioneve që prekin të tjerët. Ky fenomen ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve në shumë studime të fundit. Studiuesit besojnë se një kombinim faktorësh gjenetikë dhe biologjikë mund të luajë rol në këtë rezistencë të jashtëzakonshme…
Shkencëtarët dhe kompanitë farmaceutike po zhvillojnë një brez të ri barnash që synojnë trajtimin e obezitetit dhe diabetit, dy prej problemeve më të mëdha të shëndetit publik në botë. Këto ilaçe të reja veprojnë duke ndikuar në hormonet që kontrollojnë oreksin, metabolizmin dhe nivelin e sheqerit në gjak. Ato ndihmojnë…
Studiuesit kanë zbuluar se stresi kronik mund të shkaktojë rënie të flokëve dhe probleme të tjera të lëkurës. Kur trupi është nën presion të vazhdueshëm, niveli i hormoneve të stresit rritet, duke ndikuar në qelizat që prodhojnë flokët. Hulumtimet tregojnë se personat që përjetojnë stres të madh ose traumë kanë…
Një studim i ri sugjeron se mamografia, ekzaminimi që përdoret zakonisht për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, mund të ndihmojë gjithashtu në identifikimin e rrezikut për sëmundje të zemrës tek gratë. Studiuesit kanë vërejtur se në disa raste imazhet e mamografisë tregojnë edhe depozitime kalciumi në arteriet e…
Një studim i ri ka zbuluar se një analizë e thjeshtë gjaku mund të parashikojë rrezikun e zhvillimit të demencës shumë vite përpara se të shfaqen simptomat e para të sëmundjes. Studiuesit analizuan një proteinë të quajtur p-tau217, e cila lidhet ngushtë me sëmundjen e Alzheimerit. Nivelet e larta të…

