- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një studim i ri sugjeron se mamografia, ekzaminimi që përdoret zakonisht për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, mund të ndihmojë gjithashtu në identifikimin e rrezikut për sëmundje të zemrës tek gratë. Studiuesit kanë vërejtur se në disa raste imazhet e mamografisë tregojnë edhe depozitime kalciumi në arteriet e…
Një studim i ri ka zbuluar se një analizë e thjeshtë gjaku mund të parashikojë rrezikun e zhvillimit të demencës shumë vite përpara se të shfaqen simptomat e para të sëmundjes. Studiuesit analizuan një proteinë të quajtur p-tau217, e cila lidhet ngushtë me sëmundjen e Alzheimerit. Nivelet e larta të…
Një raport i fundit i UNFPA, i titulluar Respectful Maternity Care: Women’s Experiences and Outlooks in Eastern Europe & Central Asia, tregon se rreth 39.2 % e grave në Kosovë raportuan se ishin të pakënaqura me përvojën e tyre gjatë lindjes në spital. Raporti përfshiu mbi 2,600 gra nga 16 vende…
Një pacient që po trajtohet me kimioterapi në Klinika e Hematologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë ka ndarë një rrëfim prekës për jetën brenda mureve të spitalit dhe sfidën e përditshme me sëmundjen. A.S.K., përmes një postimi publik, përshkruan përvojën e tij gjatë muajve të trajtimit, duke…
Pleurat Sejdiu është zgjedhur sërish kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK). Sejdiu ishte në garë ishte me nënkryetarin e Odës së Mjekëve të Kosovës Naser Gjonbalaj. Sejdiu mori 96 vota, ndërsa kundër kandidati i tij Naser Gjonbalaj mori 26 vota. Sejdiu falënderoi anëtarët e Kuvendit për besimin e…
Sot do të mot me diell dhe vranësira të shpërndara, pa reshje të dukshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 1°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë 15–18°C, duke ofruar një ditë të ngrohtë për periudhën e marsit , përcjell Gazeta Shneta. Era do të fryjë nga veriperëndimi me…
Punëtori teknik i një shkolle në Ferizaj është arrestuar për sulm seksual ndaj një nxënësje të mitur. Lajmin për e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Bëhet e ditur se viktima është 10 vjeçe ndërkaq i dyshuari, punëtor teknik 64 vjeçar në një shkollë të…
Inkontinenca është vështirësi në kontrollin e urinës, jashtëqitjes ose gazrave. Gjatë shtatzënisë, muskujt e dyshemesë pelvike dobësohen, duke i dhënë më pak mbështetje organeve të brendshme, dhe kjo mund të shkaktojë rrjedhje të pavullnetshme të urinës ose jashtëqitjes. Fakte kryesore: Rreth 1 në 3 gra përjeton inkontinencë urinare gjatë ose…

