- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Shoqata e Onkologëve të Kosovës ka kërkuar, përmes një reagimi publik, rritjen e stafit mjekësor me onkologë të rinj në Klinikën e Onkologjisë. Sipas njoftimit, çdo specialist i papunësuar përfaqëson një mundësi të humbur për diagnostikim më të shpejtë, trajtim më të personalizuar dhe përmirësim të kujdesit për pacientët me…
Rina Krasniqi dhe Vita Krasniqi shpallin të humbura dëftesat e shkollës fillore. Emri: Rina Krasniqi Shkolla “Xhemail Mustafa”, Prishtinë Viti shkollor: 2010-2015 Emri: Vita Krasniqi Shkolla: “Xhemail Mustafa”, Prishtinë Viti shkollor: 2008-2013 Vërejtje: Kjo shpallje është me shkrim në adresën elektronike të redaksisë së Gazetës Shneta më datë 10.03.2026. Redaksia…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot. Gjatë takimit të dy palët kanë diskutuar për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë, ndërsa ambasadori u njoftua edhe me prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë. “Me këtë rast u shpreh mirënjohje për mbështetjen e…
Nëpër disa lagje të Prishtinës, mbeturinat janë bërë problem i madh për mirëqenien e qytetarëve. Kjo pasi që kontejnerët pastrohen ndërkaq përreth tyre jo, pasi që përveç mbeturinave ka edhe gjëra të tjera si mobilie për shtëpi, orendi e shumëçka, raporton Ekonomia Online. Qytetarët pohojnë se Kompania “Pastrimi” edhe pse…
Një studim i ri nga studiues të Yale University sugjeron se stresi i prindërve mund të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e obezitetit tek fëmijët e vegjël. Sipas hulumtimit, menaxhimi i stresit te prindërit mund të ndihmojë në uljen e rrezikut që fëmijët të bëhen mbipeshë ose obezë,…
Në Spitali i Përgjithshëm Pejë, Reparti i Pulmologjisë gjatë vitit të kaluar ka ofruar shërbime për qindra pacientë me probleme të mushkërive. Sipas të dhënave të publikuara nga spitali, 2,459 vizita specialistike janë realizuar në këtë repart, ndërsa 397 pacientë kanë marrë trajtim si të shtrirë gjatë kësaj periudhe. Në…
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar se Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) ka shënuar rritje mesatare prej 6,0% në muajin shkurt 2026, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2025. Ndërkohë, inflacioni mujor në shkurt 2026, krahasuar me janarin e po këtij viti, ishte 0,6%. Sipas…
Për dekada me radhë, pengesa kryesore për shërimin e HIV-it ka qenë aftësia e virusit për të futur kodin e tij gjenetik në qelizat njerëzore dhe për të qëndruar i “fjetur”, duke u fshehur kështu si nga sistemi imunitar, ashtu edhe nga ilaçet e zakonshme. Megjithatë, studiuesit kanë zbuluar një…

