- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar se Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) ka shënuar rritje mesatare prej 6,0% në muajin shkurt 2026, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2025. Ndërkohë, inflacioni mujor në shkurt 2026, krahasuar me janarin e po këtij viti, ishte 0,6%. Sipas…
Për dekada me radhë, pengesa kryesore për shërimin e HIV-it ka qenë aftësia e virusit për të futur kodin e tij gjenetik në qelizat njerëzore dhe për të qëndruar i “fjetur”, duke u fshehur kështu si nga sistemi imunitar, ashtu edhe nga ilaçet e zakonshme. Megjithatë, studiuesit kanë zbuluar një…
Gjatë ditës së djeshme në Spitali i Përgjithshëm Pejë kanë ardhur në jetë 7 foshnja të shëndetshme, prej tyre 6 vajza dhe 1 djalë, duke sjellë gëzim për familjet dhe për stafin mjekësor që kujdeset për jetën e re. Përveç lindjeve, spitali ka ofruar edhe një numër të madh shërbimesh…
Një paciente 53-vjeçare i ka mbijetuar tre operacioneve të mëdha në Qendrën Klinike Universitare. Ky rast është i rrallë për faktin se pacientja përkundër operacioneve të rënda, është në gjendje të mirë shëndetësore. Pacientja 53-vjeçare N.H. u hospitalizua për herë të parë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK në nëntor…
Në Francë, hedhja e ushqimit nga supermarketet tashmë konsiderohet shkelje e ligjit. Shteti ka vendosur rregulla të forta që ushqimi i pashitur, por ende i konsumueshëm, të mos hidhet, por të dhurohet për njerëzit në nevojë. Që nga viti 2016, çdo supermarket me sipërfaqe mbi 400 metra katrorë është i…
Dyshohet se një 17-vjecar ka therur me thikë një 21-vjecar në Kaçanik. Policia ka njoftuar se i lënduari ka pësuar lëndime, për të cilat edhe ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar. “Me datën 09.03.2026, rreth orës 20:50, policia në Kaçanik është njoftuar nga Qendra Emergjente se një…
Brenda 24 orëve në Polici janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje, e ku në katër raste viktimat ishin gra. Nga këto, tre raste janë dërguar në procedurë rregullt, dy në mbajtje dhe një rast është në hetim. Fushë Kosovë / 09.03.2026–14:20 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për…
Rritja e temperaturave për shkak të ndryshimeve klimatike mund të ndikojë edhe në raportin mes lindjeve të djemve dhe vajzave. Një studim i ri i realizuar nga studiues të University of Oxford tregon se kur temperaturat kalojnë 20°C, lindin më pak djem krahasuar me vajzat. Rezultatet e studimit janë publikuar…

