- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Ndarja e foshnjës nga kujdestari kryesor, zakonisht nëna, shkakton një reagim të menjëhershëm biologjik të stresit në trupin e foshnjës, tregojnë studimet shkencore mbi zhvillimin e hershëm të fëmijëve. Sipas hulumtimeve në fushën e zhvillimit të foshnjës, kur një foshnjë ndahet nga nëna, sistemi nervor e interpreton mungesën e saj…
Një studim ndërkombëtar i publikuar më 6 mars 2026 zbuloi se afërsisht gjysma e të rinjve të moshës 18–24 vjeç në tetë vende përjetojnë ndjenja të forta të vetmisë. Studimi tregon se ndjenja e vetmisë është e lidhur ngushtë me depresionin dhe ankthin, duke rritur rrezikun për të dyja deri…
Foshnjat shumë të vogla janë më të ndjeshme ndaj sinjaleve sociale sesa mendohej më parë. Studimet mbi zhvillimin e hershëm tregojnë se që rreth moshës 3 muajshe, foshnjat janë në gjendje të dallojnë shprehje të ndryshme të fytyrës dhe sinjale emocionale nga njerëzit përreth tyre. Sipas kërkimeve shkencore mbi perceptimin…
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj ka njoftuar qytetarët për ndryshime të përkohshme në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, për shkak të numrit të pamjaftueshëm të stafit pas përfundimit të kontratës së punës me KosovaMed. Sipas njoftimit, nga data 2 mars 2026, stafi shëndetësor i Qendra e Mjekësisë Familjare nr.2…
Një studim i publikuar në bazën shkencore PubMed tregon se aktiviteti fizik mund të përmirësojë ndjeshëm vëmendjen dhe funksionet ekzekutive tek fëmijët me çrregullimin e deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD). Sipas një rishikimi sistematik të literaturës shkencore, edhe një seancë e vetme rreth 20 minuta aktivitet fizik si ushtrimet…
Një arsimtar i një shkolle fillore është arrestuar në Mamushë, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një nxënës. Sipas policisë, rasti ka ndodhur të premtën rreth orës 10:30, ku i dyshuari, arsimtar në një shkollë fillore, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një nxënësi, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka…
Sot pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometerologjik, në orët e mëngjesit, nëpër ultësira mund të ketë mjegull, përcjell Gazeta Shneta. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale nga 14 deri në 17°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me…
Ndotja e ajrit, zhurma mjedisore dhe ekspozimi ndaj kimikateve toksike lidhen me një rrezik më të lartë për probleme të shëndetit mendor, paralajmëron Agjencia Europiane e Mjedisit (EEA). Ekspozimi ndaj ndotjes, veçanërisht të ajrit, zhurmës dhe kimikateve toksike, po shfaqet gjithnjë e më shumë si një faktor i rëndësishëm që…

