Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Një model i bazuar në inteligjencën artificiale mund të ndihmojë mjekët të parashikojnë rrezikun e zhvillimit të preeklampsisë në fund të shtatzënisë, sipas një studimi të publikuar në JAMA Network Open. Studiuesit nga Weill Cornell Medicine zhvilluan një model të mësimit makinerik që analizon të dhënat nga kartelat elektronike shëndetësore…

Më shumë

Një studim i ri tregon se ChatGPT Health mund të mos identifikojë gjithmonë rastet mjekësore emergjente dhe përdoruesit nuk duhet të mbështeten vetëm tek ai për këshilla kritike shëndetësore. Sipas studimit të botuar në revistën Nature, ndërsa ChatGPT Health ka performancë të mirë për situata të qarta emergjente, ai nënvlerëson…

Më shumë