- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 22 aksidente me të lënduar…
Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, shërbimet urologjike po ofrohen çdo ditë për pacientët me shqetësime të traktit urinar. Sipas të dhënave nga spitali, ekipi i urologjisë i përbërë nga Dr. Armir Sejdiu, Dr. Skender Hoxha, Dr. Fatmir Idrizi dhe Dr. Artan Haziraj realizon diagnostikimin përmes metodës…
Kriza klimatike po prodhon një valë të gjerë reagimesh emocionale te fëmijët dhe adoleshentët, përtej asaj që njihet tradicionalisht si eko-ankth. Një studim i ri nga Simon Fraser University konstaton se ndryshimet klimatike po ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme, mendimin për të ardhmen dhe ndjenjën e sigurisë së brezit…
Vanesa Rexhepi e lindur me 16.10.1998 ne Prishtine, nr i librit amë 6 ,Nr. rendor në librin amë 50 e regjistruar ne vitin 2005/2006 perfunduar klasen e 5 2009/2010,nr i protokolit 379/2010, Shkolla Fillore “Xhemail Mustafa”, e shpallë të humbur dëftesën e notave. Vërejtje: Kjo shpallje është me shkrim në…
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka shpallur konkurs publik për plotësimin e disa pozitave të mjekëve specialistë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. Sipas njoftimit zyrtar të publikuar më 26 shkurt 2026, janë hapur gjithsej 11 pozita për profile të ndryshme specialistike. Pozitat e shpallura janë: 1…
Vasektomia po bëhet gjithnjë e më e kërkuar në Poloni, duke reflektuar ndryshimet në qëndrimet e çifteve ndaj planifikimit familjar në një periudhë kur vendi përballet me rënie të theksuar të lindshmërisë. Megjithëse mungojnë statistika të sakta zyrtare pasi shumica e procedurave kryhen në sektorin privat — vlerësohet se rreth…
Vendi do të ndikohet nga mot kryesisht me diell gjatë ditës së sotme. Sç ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 10 deri në 14 gradë Celsius. Do të fryjë erë…
Kufjet janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë qoftë duke dëgjuar muzikë në palestër, podkaste gjatë një shëtitjeje apo duke u relaksuar në shtëpi. Por ekspertët paralajmërojnë se ky zakon mund të shkaktojë dëmtime të përhershme në dëgjim. Një studim i Ofcom në vitin 2015 zbuloi se një i rritur mesatar…

