- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Nga produktet ushqimore bazë, deri te shërbimet tjera, kostoja e jetesës ka shënuar rritje në Kosovë. Qytetarët ankohen se çmimet janë të larta, teksa edhe kërkojnë që të merren veprime për parandalimin e abuzimeve të mundshme me to. Rritjen e pakontrolluar të çmimeve, ekzekutivi po synon ta parandalojë përmes Ligjit…
Mbi 800 infermierë me shkollë të mesme, 1 mijë e 054 me Bachelor dhe 227 kryeinfermierë, janë të punësuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). E megjithatë kujdesin per pacientët e shtrirë në spitalet e QKUK-së duhet ta bëjnë familjaret e tyre. Ata duhet të qëndrojnë 24 orë me…
Temperaturat e ulëta në dimër arrijnë të zhvillojnë viruse të ndryshme që përhapen me shpejtësi në shkolla dhe zyra. Disa prej tyre, si gripi dhe i ftohti largohen me stinën dhe nuk përbëjnë rrezik të madh pasi dihen masat parandaluese. Por ekzistojnë sëmundje si astma dhe sulmet në zemër, të…
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes një autobusi dhe dy veturave që ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë- Pejë, përkatësisht në Bresje. Lajmin e bëri të ditur Daut Hoxha zëdhënës i Policisë së Kosovës. “Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.…
Trafiku Urban ka njoftuar se nga 1 marsi 2026, kategoritë e liruara nga pagesa në autobusët e NPK “Trafiku Urban” do të lejohen të udhëtojnë falas vetëm përmes Kuletës Digjitale. Kategoritë që përfitojnë nga lirimi përfshijnë fëmijët deri në 7 vjeç, personat me aftësi të kufizuara, rastet sociale, veteranët dhe…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me këshilla për kujdesin ndaj shëndetit gjatë muajit të Ramazanit. IKSHPK-ja thotë se agjërimi ndikon në metabolizëm, hidratim, orare të gjumit dhe aktivitetin fizik, prandaj kujdesi për shëndetin ka rëndësi të veçantë. Instituti ka dhënë këshilla për mënyrën e të ushqyerit. “Hani një…
Për të ruajtur hidratimin, është e rëndësishme që gjatë vakteve të syfyrit dhe iftarit të pini mjaftueshëm ujë. Lëngjet natyrale si lëngjet e frutave dhe smoothies mund të ofrojnë energji dhe hidratim, por për të shmangur konsumimin e tepërt të sheqerit, këto duhen konsumuar në sasi të moderuara. Ushqimet e…
Suedia është ndër vendet e para që ka formalizuar idenë se mjekët mund të përshkruajnë ndryshime në stilin e jetesës, përfshirë kohën në natyrë, si pjesë e planeve të trajtimit. Edhe pse shpesh përmendet si “përshkrim udhëtimi”, koncepti në fakt lidhet më shumë me ekspozimin e strukturuar ndaj mjediseve çlodhëse…

