- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Vjosa Osmani po kërkon mandatin e dytë në krye të shtetit. Ajo synon të jetë e para e vendit edhe për pesë vitet e ardhshme. Teksa kanë mbetur nëntë ditë nga afati kushtetues kur Kuvendi duhet t’ia besojë edhe një mandat Osmanit, ose të zgjedhë dikë tjetër për president, ose…
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se nga data 2 deri më 6 mars do të ofrohet matje falas e tensionit të syrit për qytetarët. Sipas njoftimit, kontrollat do të realizohen çdo ditë nga ora 12:00 deri në 13:00, pa pasur nevojë për udhëzim nga mjeku, pa pagesë dhe…
Shumë prindër përdorin shpejt ilaçet për uljen e temperaturës kur fëmijët e tyre fillojnë të shfaqin shenja, por pediatrët po paralajmërojnë se mund të mos jetë e nevojshme. Sipas një sondazhi të ri kombëtar të Spitalit të Fëmijëve CS Mott, 1 në 3 prindër u jepnin fëmijëve të tyre ilaçe…
Një grua në Mbretërinë e Bashkuar ka lindur foshnjën e parë në vend pas një transplanti të mitrës nga një donator i vdekur, në një zhvillim që konsiderohet arritje e rëndësishme në mjekësinë riprodhuese. Grace Bell, e lindur pa mitër, solli në jetë një djalë të shëndetshëm, Hugo Richard Norman…
Një grua është dhunuar seksualisht nga bashkëshorti i saj në Pejë. Polica njofton se personi është arrestuar, ndërsa në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarr dhe 27 fishekë. “Pejë 22.02.2026 – 22:00. Me 23.02.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka ushtruar dhunë dhe…
Kanceri kolorektal po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun në rritje. Kanceri kolorektal nuk është më një kërcënim vetëm për të moshuarit, por po shfaqet gjithnjë e më shpesh edhe te burrat dhe gratë e reja. Sot ai është shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri…
Gjatë vitit 2025, në Njësinë Koronare të Spitali i Mitrovicës kanë marrë trajtim mjekësor gjithsej 222 pacientë me probleme të rënda të zemrës. Sipas njoftimit të spitalit, në këtë njësi ofrohet kujdes i vazhdueshëm 24 orë në ditë dhe gjatë gjithë javës për pacientët që kërkojnë trajtim intensiv kardiak. “Përkushtimi…
Agjërimi gjatë muajit të Ramazanit është një praktikë e rëndësishme shpirtërore për shumë besimtarë, por për personat me hipertension lind shpesh dilema nëse është i sigurt. Kardiologu Dr. Vigan Mahmutaj thekson se në shumicën e rasteve agjërimi mund të praktikohet, por vetëm në kushte të caktuara dhe me kujdes të…

