Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Kjo e martë do të përfshihet nga mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa zona parashihen riga të herëpashershme shiu. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 10…

Më shumë

Një studim i ri zbuloi se agjërimi mund të ndihmojë në minimizimin e komponentëve të procesit të koagulimit të gjakut duke rritur prodhimin e acidit indol-3-propionik nga mikroorganizmat e zorrëve. Mpiksjet e gjakut mund të jenë të rrezikshme dhe të çojnë në komplikime të tilla si sulmet në zemër, goditjet…

Më shumë

Përdorimi i chatbot-ëve me inteligjencë artificiale mund të lidhet me përkeqësim të simptomave te personat me sëmundje mendore, sipas një studimi të publikuar në revistën Acta Psychiatrica Scandinavica. Studiues nga Aarhus University analizuan të dhënat e rreth 54 mijë pacientëve dhe identifikuan raste ku ndërveprimi me chatbot-ët u shoqërua me…

Më shumë

Organizatat shëndetësore në mbarë Europën kanë ngritur alarmin për të ashtuquajturën “paracetamol challenge”, një trend në rrjetet sociale që inkurajon adoleshentët të marrin doza të rrezikshme të këtij medikamenti. Ekspertët shëndetësorë paralajmërojnë se kjo sfidë mund të rrezikojë seriozisht shëndetin. Raportimet flasin për të rinj që pretendohet se garojnë online…

Më shumë

Industria e alkoolit ka përballuar sfida të mëdha ndër vite – nga periudha e ndalimit të alkoolit, luftërat dhe krizat ekonomike -por tani po has një vështirësi tjetër: rënien e interesit për konsum nga brezi i ri. Sipas të dhënave të publikuara, aksionet e kompanive më të mëdha të birrës,…

Më shumë