- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Në dhomat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), familjarët janë pjesë e përditshmërisë – jo si vizitorë, por si kujdestarë. Në çdo shtrat, përveç pacientit, qëndron pranë edhe një bashkëshort, një fëmijë apo një prind, duke pritur në heshtje kalimin edhe të një dite tjetër. Në mungesë të kujdesit…
Gjatë javës së fundit, Zyra për mbrojtje dhe ndihmë viktimave ka trajtuar gjithsej 58 raste, ku pjesa më e madhe, 50 prej tyre, kanë qenë lidhur me dhunë në familje. Përveç kësaj, janë trajtuar edhe 3 raste dhunimi, 1 rast sulm seksual, 1 rast ngacmimi seksual, një tentativë vrasjeje, një…
Oda e Mjekëve të Kosovës ka hapur thirrjen për kandidim për pozitën e Kryetarit të Odës, duke ftuar të gjithë anëtarët e sapozgjedhur të Kuvendit që shprehin interes të aplikojnë në përputhje me Kodin Zgjedhor të OMK-së. Pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe certifikimit të listës përfundimtare të anëtarëve të…
Asociacioni i të Sëmurëve nga Diabeti në Pejë (ASD Peja) ka dhuruar një aparat për matjen e tensionit të syrit në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve për diagnostikimin dhe parandalimin e komplikimeve okulare te personat me diabet. Kjo nismë është pjesë e përpjekjeve të…
Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë (PRAK) ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me vendosjen e pagesës ditore për familjarët dhe përcjellësit e pacientëve në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme. Sipas PRAK, përcjellësi nuk mund të konsiderohet thjesht vizitor, pasi shpesh është…
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka sqaruar vendosjen e tarifës për përcjellësit e pacientëve mbi moshën 15 vjeç, pas reagimeve në publik lidhur me detyrimin për të paguar 3 euro për natë gjatë qëndrimit në klinikat e institucionit. Sipas QKUK‑së, pagesa prej 3 euro për natë zbatohet në të gjitha…
Sipas raportit të fundit të Komisionit Evropian “Digital Decade 2025: eHealth Indicator Study”, shumica e vendeve evropiane kanë bërë përparim në aksesin te kartelat elektronike të pacientit (EHR), por nivelet e dijes dixhitale për shëndetin mbeten sfidë në disa vende. Në 2024, mesatarja e BE-së për qasjen te EHR arriti…
Familjarët që qëndrojnë pranë pacientëve të shtrirë në klinikat e QKUK-së duhet të paguajnë 3 euro për çdo 24-orë qëndrimi. Kjo tarifë aplikohet për përcjellësit e pacientëve që marrin trajtim spitalor, pa përjashtim, përfshirë edhe pensionistët. Pagesa bëhet edhe në rastet kur prania e familjarit është e domosdoshme për përkujdesje…

