- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Mjekët dhe organizatat shëndetësore po paralajmërojnë për rritje të vazhdueshme të rasteve të diabetit tip 2 tek adoleshentët dhe të rinjtë, një sëmundje që dikur konsiderohej kryesisht problem i moshës madhore. Sipas International Diabetes Federation, rritja e obezitetit, mungesa e aktivitetit fizik dhe konsumimi i ushqimeve ultra të përpunuara po…
Terapia me dritë (light therapy) po përdoret gjithnjë e më shumë si një qasje jo-farmakologjike për trajtimin e çrregullimeve të gjumit dhe problemeve të ritmit cirkadian, veçanërisht kur ora biologjike e trupit është e çrregulluar. Sipas National Institute of Mental Health, ekspozimi i kontrolluar ndaj dritës së fortë zakonisht në…
Përdorimi i tepërt i telefonave, rrjeteve sociale, mesazheve dhe videolojërave tek fëmijët dhe adoleshentët është kthyer në shqetësim të shëndetit publik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas një paralajmërimi të ri të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore. Sipas raportit, ekspozimi ndaj ekraneve shpesh nis para…
Orët inteligjente dhe pajisjet wearable po tregojnë potencial të madh në zbulimin e hershëm të infeksioneve, madje përpara se personat të ndihen të sëmurë ose të shfaqin simptoma të dukshme. Pajisjet që monitorojnë vazhdimisht parametrat fiziologjikë si temperatura trupore, ritmi i zemrës, frymëmarrja dhe cilësia e gjumit mund të identifikojnë…
Një dietë e pasur me fibra vazhdon të konsiderohet një nga faktorët më të rëndësishëm ushqyes për uljen e rrezikut të sëmundjeve kronike dhe për përmirësimin e jetëgjatësisë. Sipas një analize të publikuar nga World Health Organization, konsumimi i rregullt i ushqimeve të pasura me fibra: si perimet, frutat, bishtajoret…
Gjatë vitit 2026 është vërejtur numër i ngjashëm i pacientëve dhe rasteve të reja me sëmundje malinje krahasuar me vitet paraprake. Kështu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online drejtori i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Ilir Kurtishi. Ai vlerëson se ky është një…
Sot në vend pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell gjatë ditës, bëjnë të ditur parashikimet meteorologjike. Vranësirat gjatë ditës mund të sjellin riga lokale shiu, ndërsa në disa zona reshjet mund të shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh, përcjell Gazeta Shneta. Temperaturat minimale do…
Një ilaç eksperimental i quajtur “elenagen” ka treguar rezultate premtuese në trajtimin e kancerit ovarian rezistent ndaj kimioterapisë, sipas të dhënave të publikuara nga studiuesit në një studim klinik të fazës së hershme. Sipas raportimeve të publikuara nga Medthority, pacientet që morën terapinë me elenagen jetuan dukshëm më gjatë krahasuar…

