Mjekët dhe organizatat shëndetësore po paralajmërojnë për rritje të vazhdueshme të rasteve të diabetit tip 2 tek adoleshentët dhe të rinjtë, një sëmundje që dikur konsiderohej kryesisht problem i moshës madhore.
Sipas International Diabetes Federation, rritja e obezitetit, mungesa e aktivitetit fizik dhe konsumimi i ushqimeve ultra të përpunuara po ndikojnë ndjeshëm në shtimin e rasteve të diabetit në grupmosha gjithnjë e më të reja, shkruan International Diabetes Federation, transmeton Gazeta Shneta.
Ekspertët shpjegojnë se diabeti tip 2 zhvillohet kur organizmi nuk përdor si duhet insulinën ose nuk prodhon mjaftueshëm prej saj, duke shkaktuar rritje të nivelit të sheqerit në gjak.
Tek të rinjtë, sëmundja mund të përparojë më shpejt dhe të rrisë rrezikun për komplikime serioze si sëmundjet e zemrës, dëmtimi i veshkave, problemet me shikimin dhe çrregullimet nervore.
Sipas specialistëve, ndryshimet në stilin e jetesës, përfshirë uljen e aktivitetit fizik dhe konsumimin e shpeshtë të pijeve me sheqer dhe ushqimeve të shpejta, po luajnë rol të rëndësishëm në këtë trend global.
Ekspertët bëjnë thirrje për më shumë edukim shëndetësor, promovim të ushqyerjes së shëndetshme dhe rritje të aktivitetit fizik tek fëmijët dhe adoleshentët për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes. /Gazeta Shneta/


