Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Agjërimi është një model ushqyerjeje që bazohet në kufizime kohe. Ka forma të ndryshme të agjërimit, sipas burimit të Klinikës Mayo. Agjërimi i ditës së plotë: Për shembull, metoda 5:2 nënkupton që dy ditë në javë hani pak ose aspak, ndërsa pesë ditë të tjera ushqeheni normalisht. Një variant i…

Më shumë

A do të jenë mjekët në gjendje ta zbulojnë diabetin vite përpara se të shfaqen simptomat? Një studim i ri perspektivë, i botuar në “Cell Systems”, shqyrton të ardhmen e kujdesit shëndetësor parandalues të mundësuar nga teknologjia. Autorët argumentojnë se shumë faktorë relativisht të vegjël bashkëveprojnë dhe çojnë në sëmundje…

Më shumë

Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka njoftuar për pensionimin e specialistit të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, Dr. Avni Fejza, duke vlerësuar kontributin e tij shumëvjeçar në shërbim të shëndetit të grave dhe familjeve. Sipas njoftimit të spitalit, Dr. Fejza diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1987, ndërsa…

Më shumë

Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët ka shprehur shqetësime lidhur me pastrimin etnik në Gaza dhe Bregun Perëndimor. ”Sulmet e intensifikuara, shkatërrimi metodik i lagjeve të tëra dhe refuzimi i ndihmës humanitare duket se synojnë një ndryshim të përhershëm demografik në Gaza”, thuhet në raport. ”Kjo, së…

Më shumë

Komisioni për Shëndetësi i Kuvendit të Kosovës ka miratuar Projektligjin nr. 10/L-001 për ndarjet buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, megjithë debatet e ashpra mbi mungesën e investimeve kapitale dhe nevojat reale të sektorit shëndetësor. Gjatë mbledhjes, deputetët diskutuan mbi strukturën e buxhetit, reformën e sistemit…

Më shumë