- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka dalë me një vendim për muajin e shenjtë të Ramazanit e ku ka njoftuar se procesi mësimor duhet të përfundojë deri në ora 17:00. “Të nderuar nxënës, prindër dhe staf i shkollave të kryeqytetit, për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe në…
Ushtrimi dhe mbajtja e një stili jetese të shëndetshëm gjatë Ramazanit mund të jetë e vështirë kur nuk jeni në gjendje të pini ujë ose të hani nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit. Por ekspertët e fitnesit thonë se ka mënyra për ta bërë të funksionojë. Tre…
Shoqata e Anesteziologëve të Kosovës i ka reaguar Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, lidhur me kërkesën për performancën e anesteziologëve në QKUK. Nga kjo Shoqatë kanë thënë se performanca e tyre nuk mund të reduktohet vetëm në numra. “Ne jemi shtylla kurrizore e sistemit shëndetësor dhe performanca…
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) u bënë thirrje pronarëve të kafshëve shtëpiake (qenve), që të përmbushin detyrimin ligjor për identifikimin e kafshëve të tyre me mikroçip dhe regjistrimin e tyre në modulin për kafshët shtëpiake në Sistemin Informativ të Agjencisë. Pas regjistrimit kryhet edhe lëshimi i pasaportës për kafshën…
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar për aktivitetin e shërbimeve të ofruara gjatë 24 orëve të fundit. Sipas njoftimit, në këtë periudhë kanë lindur gjithsej shtatë foshnje, prej tyre pesë djem dhe dy vajza. Gjatë të njëjtës kohë janë realizuar 486 vizita specialistike dhe janë pranuar 60 pacientë të…
Më shumë se 100 studiues ndërkombëtarë kanë bërë thirrje për vendosjen e masave më të forta të sigurisë mbi të dhënat biologjike me rrezik të lartë, duke paralajmëruar se qasja e pakufizuar mund t’u mundësojë sistemeve të inteligjencës artificiale të ndihmojnë në krijimin ose përmirësimin e patogjenëve të rrezikshëm. Në…
Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar një letër zyrtare nga Shoqata Mjekësore Gjermane e nënshkruar nga presidenti i saj, Klaus Reinhardt. Sipas njoftimit, në letër shprehen urime për shërim të plotë dhe të shpejtë për kryetarin e OMK-së, si dhe mbështetje për kandidimin e…
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 23 aksidente me të lënduar dhe…

