Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Marshi madhështor për drejtësi ndaj katërshes së UÇK-së mblodhi mijëra qytetarë. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së falënderoi të gjithë ata që u bashkuan në mbrojtje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Veç falënderimit, OVL pati edhe një mesazh për Specialen. “Ftojmë Gjykatën Speciale t’i…

Më shumë

Ka përfunduar marshi “Drejtësi, jo politikë” në sheshin e Prishtinës. Mijëra qytetarë kanëprotestuar për ish-krerët e UCK-së që po mbahen në Hagë. Marshi i organizuar nga platforma “Liria ka emër” është përkrahur nga mijëra qytetarët, të cilët iu bashkuan thirrjes për drejtësi në Hagë.

Më shumë

Mosha mesatare e popullsisë në vend është 42.21 vjeç, ndërsa në BE është 44.9 vjeç, tregojnë të dhënat e Eurostat për vitin 2025. Në krahasim me vitin 2015 mosha mesatare e personave në Maqedoninë e veriut është rritur për gjithsej pesë vite (37,4 në vitin 2015). Nga vendet e rajonit,…

Më shumë