- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Kufizimet e abortit lidhen me një rritje të ndjeshme të vdekjeve tek gratë shtatzëna dhe nënat e reja, sipas një studimi të ri në Shtetet e Bashkuara. Gjetjet u prezantuan gjatë një takimi të Society for Maternal-Fetal Medicine në Las Vegas dhe tregojnë se shtetet me më shumë kufizime ligjore…
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se sot transporti publik në kryeqytet do të jetë pa pagesë. Ai tha se kjo bëhet në përkrahje të marshit “Drejtësi, jo politikë”. “Sot transporti publik në Kryeqytet është pa pagesë, në përkrahje të marshit ‘Drejtësi, jo politikë’”, tha…
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Gjakovë. Rasti ka ndodhur të dielën, më 15 shkurt, gjersa rasti është raportuar nga babai i vajzës. “Dhunim. Gjakovë 15.02.2026. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar në stacion policor Ferizaj se, vajza e tij e mitur kishte dalë nga shtëpia…
Larja e dhëmbëve tri herë në ditë dhe kontrollet e rregullta tek dentisti mund të ulin rrezikun për më shumë se 50 sëmundje serioze, përfshirë demencën dhe artritin, sipas ekspertëve të shëndetit oral. Gjetjet u prezantuan në konferencën vjetore të American Association for the Advancement of Science (AAAS), e mbajtur…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj në seancën solemne me rastin e 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës ka thënë se pavarësia u fitua me mund e gjak, e u ndërtua nga ata që u persekutuan u luftuan por që kurrë nuk u nënshtruan “18 vjet më parë…
Një rast i rrallë është zbuluar 27 vite pas luftës në Kosovë. Gramoz Berisha i mbijetuar i masakrës së ndodhur në Suharekë, ka mësuar se plumbi që e kishte plagosur si fëmijë gjatë luftës, ndodhej ende në trupin e tij pavarësisht se për vite me radhë ishte besuar se ai…
Shkencëtarët kanë zbuluar një lloj bakteri të ruajtur për rreth 5,000 vjet në një shpellë akulli në Rumani, i cili rezulton rezistent ndaj antibiotikëve modernë. Bakteri, i quajtur Psychrobacter SC65A.3, u gjet në Shpellën e Akullit Scărișoara, një nga blloqet më të mëdha dhe më të vjetra të akullit nëntokësor…
Ndërsa numri i rasteve të infeksioneve koronavirus kalon 200 persona në Mbretërinë e Bashkuar, mediat kanë bërë publike një tjetër këshillë për të ulur rrezikun e përhapjes së këtij virusi. Sipas një studimi nga agjencia e marketingut Jellybean, të paktën 54% prej nesh marrin telefonat tanë celularë në tualet dhe…

