- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria do ta risjellë në Kuvend ligjin për çmimin tavan të produkteve bazë, me qëllim të frenimit të abuzimit me çmimet. Gjatë fjalimit në seancën për projektbuxhetin e vitit 2026, Kurti tha se rritja e importeve lidhet jo vetëm me fuqinë blerëse…
Një shpërthim i fruthit në veri të Londrës ka infektuar më shumë se 60 fëmijë. Raste janë raportuar në shtatë shkolla dhe një çerdhe në lagjen Enfield të Londrës, me disa fëmijë që janë shtruar në spital. Autoritetet janë të shqetësuara për shkallën e ulët të vaksinimit MMR në kryeqytet,…
Gjatë ditës së sotme, pranë Obeliskut në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, u shënua Dita Botërore e Profesionistëve Shëndetësorë. Kryetarët e Odave të Profesionistëve Shëndetësorë vendosën kurora lulesh pranë Obeliskut për të përkujtuar kontributin dhe sakrificën e tyre gjatë dekadave, përcjell Gazeta Shneta. Ngjarja u organizua nga Oda…
Mbi 7 mijë pacientë kanë marrë shërbime në kuadër të Dermatologjisë në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”. Sipas të dhënave, në ambulancën specialistike janë trajtuar 7,218 pacientë. Gjatë kësaj periudhe janë realizuar 831 ekzaminime mikroskopike, ndërsa 870 pacientë i janë nënshtruar ekzaminimit me dermatoskop, procedurë që përdoret për vlerësimin…
Agjërimi me ndërprerje, një metodë shumë e përhapur për dobësim, nuk rezulton më efektiv se dietat tradicionale për humbje peshe, sipas një rishikimi të ri shkencor. Studimi i publikuar në Cochrane Library analizoi 22 prova klinike me 1,995 të rritur me mbipeshë ose obezitet. Rezultatet treguan se personat që ndoqën…
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka publikuar raportin javor të shërbimeve, ku bën të ditur se gjatë javës së fundit janë realizuar 79 operacione. Sipas të dhënave të publikuara, përveç ndërhyrjeve kirurgjikale, në këtë periudhë janë regjistruar 2,727 vizita specialistike dhe 297 pranime të reja. Mesatarisht, 191 pacientë kanë qenë…
Frutat janë pjesë thelbësore e një diete të shëndetshme. World Health Organization rekomandon të konsumohen të paktën 400 gramë fruta dhe perime në ditë (rreth pesë porcione), pasi kjo ndihmon në uljen e rrezikut për sëmundje të zemrës dhe disa lloje kanceri. Por jo të gjitha frutat kanë të njëjtat…
Hulumtimet e kryera te minjtë kanë treguar se periudhat e zgjatura të heshtjes së plotë mund të stimulojnë rritjen e qelizave të reja në hipokampus, një zonë e trurit që lidhet ngushtë me kujtesën, të nxënit dhe rregullimin emocional. Ky efekt u dallua edhe kur u krahasua me përvoja të…

