- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Hulumtimet e kryera te minjtë kanë treguar se periudhat e zgjatura të heshtjes së plotë mund të stimulojnë rritjen e qelizave të reja në hipokampus, një zonë e trurit që lidhet ngushtë me kujtesën, të nxënit dhe rregullimin emocional. Ky efekt u dallua edhe kur u krahasua me përvoja të…
Me rritjen e trajtimeve të fertilitetit në Evropë, gjithnjë e më shumë gra dhe çifte po zgjedhin të ngrijnë vezët ose embrionet për përdorim në të ardhmen. Por lind pyetja: çfarë ndodh me to kur nuk nevojiten më? Shumë çifte më vonë arrijnë të kenë fëmijë natyrshëm, ndryshojnë mendje ose…
Një intervenim i ndërlikuar kirurgjik është realizuar me sukses në Spitalin e Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë. Pacientja me inicialet Sh.K. (e lindur në vitin 1968) u pranua në repartin e Kirurgjisë me ankesa për dhimbje të forta, fryerje të barkut dhe pengesa serioze në tretje (obstipacion). Pas ekzaminimeve të…
Sot vazhdon seanca e jashtëzakonshme plenare e Kuvendi i Kosovës, në të cilën do të diskutohet për buxhetin e shtetit. Pas diskutimeve me shefat e grupeve parlamentare, të premten, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se seanca për buxhetin është shtyrë për sot dhe do të fillojë në orën…
Hulumtimi i ri dëshmon se organi më i rëndësishëm i trupit ka aftësi natyrore rigjenerimi Zemra e njeriut është në gjendje të rigjenerojë një pjesë të qelizave të saj muskulore pas një infarkti, kanë zbuluar studiuesit nga University of Sydney. Hulumtimi pionier, i realizuar në bashkëpunim me Baird Institute for…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas njoftimit, temperaturat minimale: -2 deri 0°C Ndërkaq temperaturat maksimale: 7 deri 9°C Era: Kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-4m
Një kompani teknologjike japoneze ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare pas një nisme të pazakontë për mirëqenien në punë: integrimin e maceve si pjesë të stafit të përhershëm në zyrë. Sipas raportimit, kompania Qnote Inc. me seli në Tokio adoptoi macen e saj të parë në vitin 2004 dhe gradualisht…
Të dhënat e Klinikës së Neonatologjisë të Qendrës Klinike e Universitare të vendit, tregojnë që po rriten rastet e foshnjave të braktisura. Vetëm në janar u braktisën tri foshnje përderisa vitin e kaluar pati gjithsej 32 braktisje të foshnjave që përfunduan në familjet strehuese. Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Luan…

