Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Hulumtimet e fundit tregojnë se kërkesa për imazherinë me rezonancë magnetike (MRI) në neurologji po rritet në mënyrë të vazhdueshme, gjë që ka pasoja të drejtpërdrejta për sistemet e kujdesit shëndetësor. MRI është një mjet thelbësor për diagnostikimin e sëmundjeve të trurit, përfshirë goditjet në tru, tumorët dhe çrregullimet neurodegjenerative,…

Më shumë

Mjekët dhe studiuesit evropianë po raportojnë një fenomen shqetësues se puberteti i hershëm po rritet ndjeshëm tek fëmijët. Një studim i fundit, që përfshiu 12,000 fëmijë, tregoi se 7.5% e vajzave dhe 4.2% e djemve po përjetojnë pubertet para moshës normale, që është para 8 vjeç tek vajzat dhe para…

Më shumë

Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell. Në disa zona priten riga të dobëta shiu gjatë ditës. Sipas Institutit Hidrometerologjik, temperaturat minimale do të lëvizin nga 0°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet nga 8°C deri në 12°C, përcjell Gazeta Shneta. Era do të…

Më shumë