- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes veturës dhe trenit që ndodhi sot afër kazermës “Adem Jashari”. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti. “Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident në afërsi të Kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë. Në këtë…
Kuvendi i Kosova ka miratuar Marrëveshjen e Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Kompas” – Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë. Marrëveshja është miratuar me 103 vota për, asnjë kundër dhe asnjë…
Rreth 32 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me sëmundjen e Alzheimerit, një formë demence që dëmton kujtesën dhe aftësinë e të kuptuarit. Megjithëse mjekët nuk mund të parashikojnë me siguri se kush do ta zhvillojë këtë sëmundje, studimet tregojnë se zgjedhjet e shëndetshme të jetesës si dieta e balancuar,…
Gati gjysma e të rriturve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, faktori kryesor i parandalueshëm i rrezikut për sëmundje të zemrës, goditje në tru, infarkt, dështim të zemrës, sëmundje të veshkave dhe madje edhe demencë. Për herë të parë që nga viti 2017,…
Një studim i ri tregon se shumë zgjatime flokësh përmbajnë kimikate që mund të jenë të rrezikshme për shëndetin, përfshirë substanca që lidhen me kancer dhe çrregullime hormonale. Në 43 produkte të testuara janë gjetur 169 kimikate të ndryshme, madje edhe në ato të etiketuara si “jo-toksike” ose “flokë njerëzorë”.…
Kanceri mbetet shkaku i dytë kryesor i vdekjeve në vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa numri i rasteve të reja po vazhdon të rritet, duke shtuar presionin mbi sistemet shëndetësore dhe buxhetet publike. Sipas një raporti të ri nga Organisation for Economic Co-operation and Development (OECD), në vitin 2024 janë regjistruar…
Deputetët do të mblidhen të premten nga ora 15:00 në seancë në Kuvend për të shqyrtuar dhe ratifikuar marrëveshjet ndërkombëtare. Janë pesë marrëveshje ndërkombëtare që presin ratifikim, ndërsa edhe buxheti për vitin 2026 do të mund të shqyrtohet në parim. Nga ato është edhe Marrëveshja e Financimit për Programin e…
Një studim i ri tregon se mungesa e aktivitetit fizik rrit problemet shëndetësore tek njerëzit me diabet tip 2. Ata që nuk lëvizin sa duhet kanë më shumë rrezik për sëmundje të zemrës, goditje në tru dhe probleme me shikimin. Ekspertët thonë se aktiviteti i rregullt mund të ndihmojë në…

