Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Deputetët do të mblidhen të premten nga ora 15:00 në seancë në Kuvend për të shqyrtuar dhe ratifikuar marrëveshjet ndërkombëtare. Janë pesë marrëveshje ndërkombëtare që presin ratifikim, ndërsa edhe buxheti për vitin 2026 do të mund të shqyrtohet në parim. Nga ato është edhe Marrëveshja e Financimit për Programin e…

Më shumë

Një studim i ri tregon se mungesa e aktivitetit fizik rrit problemet shëndetësore tek njerëzit me diabet tip 2. Ata që nuk lëvizin sa duhet kanë më shumë rrezik për sëmundje të zemrës, goditje në tru dhe probleme me shikimin. Ekspertët thonë se aktiviteti i rregullt mund të ndihmojë në…

Më shumë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka publikuar raportin ditor të punës për 24 orët e fundit. Sipas të dhënave, aktualisht në këtë institucion janë të shtrirë 192 pacientë, ndërsa gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 28 pranime të reja. Janë realizuar 439 vizita specialistike. Në shërbimet diagnostike janë kryer 99…

Më shumë