Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se për pensionistët dhe fëmijët, ekzekutimi i shtesave do të bëhet me fillim të javës së ardhshme, para festës së Bajramit. Derisa, për masën e mbështetjes për studentët dhe punëtorët jashtë sektorit publik, aplikimi do të…

Më shumë

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, mjeku kujdestar ka konstatuar se i ndjeri ka arritur pa shenja jete në repartin e emergjencës. “Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në…

Më shumë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës është realizuar për herë të parë me sukses një nefrektomi laparoskopike, duke shënuar një hap të rëndësishëm në avancimin e kirurgjisë moderne dhe procedurave minimalisht invazive në institucionet publike shëndetësore. Sipas njoftimit të spitalit, intervenimi është realizuar nga urologu Dr. Shkëlzen Elezaj, me mbështetjen…

Më shumë

Sëmundjet kronike vazhdojnë të jenë ndër sfidat kryesore të sistemit shëndetësor në Kosovë, ndërsa trajtimi dhe menaxhimi i tyre kërkon kujdes të vazhdueshëm, kontrolle të rregullta dhe bashkëpunim ndërmjet institucioneve shëndetësore dhe pacientëve. Në një intervistë për Gazetën Shneta, Drejtori Mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, Dr. Shkumbin Berisha,…

Më shumë