- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Sëmundjet kronike vazhdojnë të jenë ndër sfidat kryesore të sistemit shëndetësor në Kosovë, ndërsa trajtimi dhe menaxhimi i tyre kërkon kujdes të vazhdueshëm, kontrolle të rregullta dhe bashkëpunim ndërmjet institucioneve shëndetësore dhe pacientëve. Në një intervistë për Gazetën Shneta, Drejtori Mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, Dr. Shkumbin Berisha,…
Numri i personave që jetojnë me çrregullime të shëndetit mendor në nivel global është pothuajse dyfishuar gjatë tri dekadave të fundit, kryesisht si pasojë e rritjes së ankthit dhe depresionit, tregon një studim i ri i publikuar në revistën mjekësore The Lancet. Sipas analizës së realizuar në kuadër të studimit…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë bëri të ditur se nga ky muaj lehonat e papuna do të përfitojnë mbështetje nga shteti nga 500 euro në muaj për gjashtë muaj. Kurti bëri të ditur se lehonat e papunësuara për gjashtë muaj në total i bie të marrin…
Qeveria ën detyrë ka marrë vendim që të ndajë nga 100 euro për pensionistët, fëmijët, për punonjësit e sektorit jopublik dhe studentët aktiv. Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka prezantuar pakon. “Të gjendur përballë kësaj situatë qeveria jonë nuk mund të qëndroj duarkryq. Unë kam kërkuar nga ministri i Financave…
Oda e Mjekëve të Kosovës ka publikuar listën e anëtarëve të Komisioneve të Përhershme të legjislaturës së IV-të. Kjo listë është publikuar pas përfundimit të procesit zgjedhor për Legjislaturën e IV të Odës së Mjekëve të Kosovës, ku edhe janë konstituuar edhe Komisionet e Përhershme të Odës, të cilat kanë…
Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), punon vetëm gjatë ditës. Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online, drejtori i klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi. Ai tha se gjatë orëve të mëngjesit dhe në ditët pas pushimeve ka fluks më të madh të pacientëve e që…
Sot vendi ynë do të ndikohet nga mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell. Në disa zona, vranësirat mund të sjellin edhe riga lokale shiu. Temperaturat minimale, sipas Institutit Hidrometerologjik do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga…
Një studim i ri po ngre shpresat se diabeti i tipit 1 tek fëmijët mund të zbulohet shumë më herët përmes kontrolleve rutinë shëndetësore, duke shmangur rastet e diagnostikimit emergjent dhe komplikimet e rënda. Hulumtuesit kanë vlerësuar se testimi i hershëm për diabetin tek fëmijët është i realizueshëm në praktikën…

