- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Gjatë javës së kaluar, në Maternitetin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë kanë lindur gjithsej 19 foshnja, prej tyre 11 vajza dhe 8 djem, sipas raportit javor të shërbimeve të kryera nga ky institucion shëndetësor. Në të njëjtën periudhë, Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka ofruar një gamë të gjerë…
Vetëm brenda një dite në polici janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje. Në thuajse të gjitha rastet dhunë është ushtruar ndaj grave. Ndërsa nga shtatë raste, tre janë dërguar në mbajtje. DHUNË NË FAMILJE Fushë Kosovë, 08.02.2026-11:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pas…
Tatuazhet janë më të përhapura se kurrë, por hulumtimet e fundit po ngrenë pyetje rreth ndikimit të bojës së përhershme në shëndetin afatgjatë, përfshirë edhe një lidhje të mundshme me disa lloje kanceri. Sipas një studimi të publikuar në European Journal of Public Health, rreth 13–21% e popullsisë në Evropën…
Shërbimi i Fiziatrisë në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka shënuar një aktivitet të lartë gjatë vitit 2025, duke realizuar 31 mijë e 834 seanca fizioterapie për 840 pacientë. Ky shërbim funksionon me një mjeke specialiste të Fiziatrisë dhe një staf prej shtatë fizioterapistësh, të cilët janë…
Ekzistojnë spekulime sipas të cilave pacientët me diabet nuk mund të hanë fruta për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit në to. Këto spekulime nuk janë të vërteta për faktin se frutat nuk ofrojnë vetëm sheqer. Përkundër kësaj, ato janë shumë të pasura me vitamina, minerale, fibër dhe antioksidues.Përkundrazi,…
Një studim i ri i publikuar në revistën Frontiers in Psychiatry tregon se ushtrimet fizike intensive për periudha të shkurtra mund të jenë shumë efektive për personat që vuajnë nga çrregullimi i panikut. Sulmet e panikut janë episode të papritura frike të fortë, të shoqëruara me simptoma fizike si rrahje…
Raportohet se një tërmet me magnitudë 3.2 e ka goditur Kosovën mbrëmë, rreth orës 23:09. Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 15 kilometra në perëndim-jugperëndim të Prizrenit, si dhe 74 kilometra në perëndim të Shkupit, duke pasur një thellësi prej pesë kilometrash.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë i vranët dhe vende- vende me riga shiu. Sipas këtij instituti, temperatura maksimale do të arrijë deri në 10° Celsius.“Moti i vranët dhe vende- vende me riga shiu.Temperaturat minimale: 0 deri 3°C. Temperaturat maksimale: 6 deri…

