- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Njerëzit me diabet të tipit 2 janë më të rrezikuar të zhvillojnë demencë. Një studim i fundit shqyrtoi se si një ilaç i ri për diabetin mund të ndikojë në këtë rrezik, shkruan Medical News Today transmeton Gazeta Shneta. Ko-transportuesit e natriumit-glukozës tip 2 (SGLT-2) janë proteina që ndodhen kryesisht…
Një pacient me kancer të mushkërive ka marrë një imunoterapi të re, e zhvilluar për të njohur dhe luftuar qelizat kancerogjene, duke shënuar fillimin e një prove klinike te njerëzit. Terapia hetimore ARNm, e zhvilluar nga kompania gjermane e bioteknologjisë BioNTech, do të testohet në shtatë vende, me rreth 130…
Një numër i panjohur punonjësish të ndihmës janë zhdukur pasi sulmet ajrore goditën një spital në Sudanin e Jugut, pranë kufirit me Etiopinë, thotë një grup bamirësie. Spitali, i drejtuar nga organizata bamirëse mjekësore Mjekë pa Kufij (MSF) në shtetin Jonglei, “u godit në një sulm ajror nga forcat qeveritare…
Qeveria e Shqipërisë ka sqaruar vendimin e 3 shkurtit për rikthimin e TikTok pas gati një viti mbylljeje. Në sqarim thuhet se vendimi u mor pas një rivlerësimi institucional dhe adresimit të shqetësimeve që lidhen me sigurinë publike, sociale dhe digjitale, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë. Qeveria ben me…
Me foshnjën pranë vetes, Arlinda paloste rrobat e vogla të saj në valixhe – gati për të shkuar në shtëpi. Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ajo solli në jetë fëmijën e parë – me peshë gati tre kilogramë. Ishte një moment që…
Studiuesit publikuan kohët e fundit një studim që heton lidhjen midis dëmtimeve akute të veshkave dhe rrezikut për demencë. Mes tjerash, studiuesit analizuan të dhëna shëndetësore nga mijëra persona të moshuar që kishin përjetuar dëmtime akute të veshkave, gjendje që ndikon në funksionimin normal të tyre, shkruan Medical News Today…
Një studim i ri tregon se zhvillimi i trurit fillon shumë më herët se sa mendohej më parë. Bebet përpunojnë informacione dhe mund të dallojnë objekte të ndryshme që në muajt e parë të jetës. Hulumtimi u krye nga “Trinity College Dublin” dhe analizoi imazhet rezonancës magnetike funksionale të trurit…
Virusi Nipah është një sëmundje zoonotike shpesh vdekjeprurëse, e cila kohët e fundit ka rikthyer vëmendjen e autoriteteve shëndetësore pas raportimit të dy rasteve të reja në Bengalin Perëndimor, Indi, në janar 2026. Njëri pacient po tregon shenja përmirësimi, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje kritike. Edhe pse rastet janë të…

