- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Si prediabeti, ashtu edhe diabeti i tipit 2 lidhen me një rrezik në rritje për probleme shëndetësore që ndikojnë në tru. Studiuesit nga Instituti Karolinska përdorën imazhe të trurit dhe konfirmuan se këto gjendje shoqërohen me plakje të përshpejtuar të trurit, shkruan Medical News Today transmeton Gazeta Shneta. Shkencëtarët theksojnë…
Qasja e lehtë në specialistë dhe mbështetja e vazhdueshme për pacientët me demencë dhe kujdestarët e tyre mund të sjellë më shumë përfitime sesa disa barna të shtrenjta kundër Alzheimerit, tregon një studim i ri nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko (UCSF). Studiuesit krahasuan rezultatet e pacientëve që përfshiheshin…
Franca ka rikthyer në agjendë ligjin për vdekjen e asistuar, pasi Komisioni për Çështje Sociale i Asamblesë Kombëtare i ka dhënë dritën jeshile projektligjit, vetëm një javë pas refuzimit të tij nga Senati. Komisioni, i cili merret me legjislacionin për shëndetësi, siguri sociale, familje dhe punë, miratoi të mërkurën tekstin…
Neoplazmat malinje janë ndër shkaqet më të shpeshta të vdekshmërisë në Maqedoninë e Veriut, duke u renditur menjëherë pas sëmundjeve të sistemit qarkullues, thuhet në raportin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik. Sipas të dhënave zyrtare, në periudhën 2010–2024, shkalla e mortalitetit nga neoplazmat malinje ka shënuar rritje, duke…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka publikuar një video që tregon se si qytetarët mund të ndajnë përvojën e tyre në institucionet shëndetësore. Pacientët mund të skanojnë QR-kodin e vendosur në hapësirat e institucioneve dhe të përgjigjen në disa pyetje që synojnë matjen e kënaqshmërisë së tyre me shërbimet…
Një studim i ri tregon se gratë që ndjekin dietën mesdhetare kanë 18% rrezik më të ulët për goditje në tru, krahasuar me ato që nuk e ndjekin këtë dietë. Studimi, botuar në Neurology Open Access, përfshiu mbi 133 mijë mësuese dhe administratore në Kaliforni dhe u ndoq për një…
Janari iku, e shkurtit i erdhi edhe dita e pestë, por në Kosovë ende nuk është finalizuar procesi zgjedhor, si kusht për themelimin e institucioneve të reja. Në këso rrethana, rreth 900 milionë euro, fonde të Bashkimit Evropian, po presin edhe më tej aminin e deputetëve për t’u disbursuar për…
Reparti i Neurologjisë në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka ofruar shërbime të specializuara për qindra pacientë gjatë vitit 2025. Sipas njoftimit të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, gjatë këtij viti ky repart ka trajtuar 394 pacientë të hospitalizuar, të cilëve u është ofruar mbikëqyrje dhe trajtim…

