- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka njoftuar se në vitin 2025 1,167 fëmijë janë hospitalizuar dhe kanë marrë trajtim spitalor për shqetësime të ndryshme shëndetësore. Po ashtu, sipas këtij njoftimi, vitin e kaluar janë kryer 40,174 vizita ambulantore pediatrike. “Objekti i ri dhe hapësirat moderne në Repartin…
Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka bërë të ditur se raportin e punës te vitit 2025 sa i përket Repartit të Gjinekologjisë. Sipas njoftimit të spitalit, gjatë kësaj periudhe janë realizuar gjithsej 1 mijë e 539 lindje, nga të cilat kanë ardhur në jetë 1 mijë e 550 foshnje. Prej…
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), çdo vit miliona njerëz vdesin nga kanceri, shumica në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. As në Kosovë nuk është gjendje më e mirë. Në vitet e fundit është rritur numri i personave të prekur nga kanceri. Përmes ndërmarrjes së hapave…
Spanja dhe Greqia propozuan ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për adoleshentët, ndërsa qëndrimet në Evropë po ashpërsohen ndaj teknologjisë që disa e konsiderojnë të varësishme, dhe masat e shpallura nga kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, nxituan zemërimin e Elon Musk. Spanja dëshiron të ndalojë rrjetet sociale për personat nën 16…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët. Sipas parashikimeve, në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull, kryesisht në zonat mesatare si dhe përgjatë relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale…
Të mërkurën parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu gjatë ditës, ndërsa në mbrëmje vonë pritet intensifikim i reshjeve me karakter lokal, ndërsa në zonat e larta malore reshje bore. Gjatë kësaj periudhe pritet edhe depërtimi i grimcave të…
Në Zvicër, do të penalizoheni nëse nuk paraqiteni në vizitën tuaj të planifikuar te mjeku nëse nuk e anuloni atë paraprakisht. Praktika e faturimit për takimet e humbura mjekësore ose dentare është e zakonshme në shumë vende – megjithëse shumat aktuale ndryshojnë. Zvicra nuk është ndryshe në këtë drejtim, shkruan…
Kolagjeni është i njohur për përfitimet e tij për lëkurën dhe nyjet, por një studim i ri sugjeron që mund të ndihmojë edhe në humbjen e peshës. Studimi, i paraqitur në Kongresin Evropian të Obezitetit dhe i publikuar në “Nutrients”, zbuloi se pjesëmarrësit që konsumuan dy herë në ditë një…

