- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Vendi do të ndikohet sot nga mot kryesisht i vranët, i shoqëruar herë pas here me riga të dobëta shiu, fjolla bore e ngrica. Sipas institutit Hidrometerologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 dhe -2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga -1 deri në 2 gradë Celsius. Era do…
Një studim i ri ka treguar se ekspozimi i mëparshëm ndaj disa antibiotikëve mund të reduktojë përgjigjen imunitare ndaj gripit. Studiuesit analizuan pacientë që kishin marrë antibiotikë për infeksione bakteriale dhe zbuluan se sistemi imunitar i këtyre pacientëve kishte përgjigje më të dobët ndaj vaksinave dhe infeksioneve gripale të ardhshme,…
Një analizë e gjerë shkencore ka treguar se njerëzit që angazhohen në lloje të ndryshme aktivitetesh fizike kanë rrezik më të ulët për vdekje të parakohshme krahasuar me ata që praktikojnë vetëm një formë ushtrimi ose janë sedentare. Studimi përfshiu të dhëna afatgjata nga mijëra persona të ndjekur për disa…
Një studim i fundit ka analizuar efektivitetin e terapive të kombinuara për insomninë, duke përfshirë vajrat esencialë dhe terapinë e sjelljes kognitive (CBT). Rezultatet treguan se pjesëmarrësit që përdorën këtë qasje të integruar përjetuan reduktim më të madh të simptomave dhe përmirësim të cilësisë së gjumit, krahasuar me metodat standarde…
Tregu global i barnave për humbje peshe po bëhet gjithnjë e më konkurrues, ndërsa kompani të mëdha farmaceutike po investojnë miliarda dollarë në zhvillimin e ilaçeve të reja kundër obezitetit. Regeneron Pharmaceuticals ka njoftuar se po zhvillon një ilaç eksperimental që, përveç uljes së peshës trupore, mund të ndihmojë edhe…
Një metodë e pazakontë, por shkencërisht e mbështetur, po shfaqet si ndihmë e fuqishme në luftën kundër kancerit. Bëhet fjalë për kapsula që përmbajnë mikrobiomë të shëndetshme të zorrëve, të cilat synojnë të përmirësojnë reagimin e trupit ndaj imunoterapisë. Studimi tregoi se pacientët që nuk kishin reaguar ndaj trajtimeve standarde…
Aksionet e kompanisë amerikane Corcept Therapeutics pësuan rënie të fortë pasi Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave refuzoi miratimin e një ilaçi të ri për trajtimin e sindromës së Cushingut. FDA tha se të dhënat klinike nuk ofronin prova të mjaftueshme për efektivitetin e ilaçit, duke ngritur shqetësime për përfitimin…
Numri i rasteve me kancer të qafës së mitrës në Kosovë është në rritje, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e pacientëve po diagnostikohen në stade të avancuara të sëmundjes, ka deklaruar për Ekonomia Online, Drejtori i Klinikës Onkologjike në QKUK, Ilir Kurtishi. Gjatë vitit që lamë pas (2025) janë trajtuar…

