- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Studime të reja shkencore po hedhin dritë mbi rolin e litiumit, një element gjurmë që gjendet natyrshëm në ujë dhe në disa ushqime, në mbrojtjen e trurit nga sëmundjet neurodegjenerative. Shkencëtarët kanë vërejtur se mungesa afatgjatë e litiumit lidhet me përkeqësim të funksioneve njohëse dhe rritje të rrezikut për zhvillimin…
Presbiopia është një problem i pashmangshëm i lidhur me moshën, që prek pothuajse çdo person pas të 40-ave dhe e bën të vështirë shikimin nga afër. Për dekada, syzet e leximit kanë qenë zgjidhja kryesore për këtë gjendje. Studimet klinike kanë treguar se pikat e reja për sy përmirësojnë ndjeshëm…
Një zbulim i rëndësishëm shkencor ka lejuar studiuesit të vëzhgojnë drejtpërdrejt mënyrën se si sëmundja e Alzheimerit dëmton trurin njerëzor që në fazat më të hershme. Ky avancim ofron një kuptim më të thellë të përparimit të sëmundjes. Duke përdorur inde të gjalla të trurit dhe teknologji të avancuara mikroskopike,…
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se gjashtë vende evropiane kanë humbur statusin e eliminimit të fruthit për shkak të rritjes së rasteve të reja gjatë vitit të fundit. Ekspertët paralajmërojnë se rënia e mbulimit të vaksinimit ka krijuar boshllëqe serioze në imunitetin kolektiv, shkruan Medical News Today, transmeton Gazeta…
Studime të reja tregojnë se pajisjet inteligjente, si Apple Watch, po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në monitorimin e shëndetit kardiovaskular, veçanërisht në zbulimin e fibrilacionit atrial, një çrregullim i zakonshëm i ritmit të zemrës. Sipas të dhënave të publikuara nga studiues amerikanë, ora inteligjente mund të…
Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve (DSHB) kanë njoftuar se mbrëmë, rreth orës 22:00, në Burgun e Sigurisë së Lartë është gjetur i varur në dhomën e tij një i burgosur me inicialet E.G. Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë kanë reaguar stafi korrektues, ekipi mjekësor i institucionit…
Gjatë ditës së diel pritet mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me riga shiu dhe reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale nga 1 deri në 3°C, përcjell Gazeta Shneta. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në…
Një studim i ri sugjeron se disa ushqime të pasura me flavanole, antioksidantë natyralë që gjenden në fruta dhe perime me ngjyra të errëta, mund të ndihmojnë mbrojtjen e zemrës edhe kur trupi qëndron ulur për periudha të gjata, një situatë e zakonshme për njerëzit me punë zyre ose gjatë…

