- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një studim i ri sugjeron se konsumimi i një diete të pasur me ushqime bimore dhe i varfër me mish të përpunuar lidhet me një rrezik më të ulët për zhvillimin e sëmundjeve kronike të veshkave. Studiuesit analizuan zakonet ushqimore të mijëra pjesëmarrësve dhe gjetën se ata që konsumonin më…
Një teknologji e re e bazuar në inteligjencën artificiale, e kombinuar me analiza të avancuara të gjakut, po tregon rezultate premtuese në parashikimin e hershëm të diabetit të tipit 2. Studiuesit identifikuan modele specifike metabolike që shfaqen vite përpara diagnostikimit klasik të sëmundjes, shkruan Medical News Today, transmeton Gazeta Shneta.…
Një studim i fundit ka zbuluar se obeziteti mund të ketë rol shkakor në zhvillimin e demencës vaskulare, një nga format më të shpeshta të demencës. Studiuesit përdorën metoda gjenetike për të analizuar ndikimin e peshës trupore në shëndetin e enëve të gjakut të trurit, shkruan Medical News Today, transmeton…
Studimet e fundit tregojnë se konsumimi i ushqimeve ultra të përpunuara lidhet me rritje të ndjeshme të rrezikut për sëmundje kronike, përfshirë obezitetin, diabetin, sëmundjet kardiovaskulare dhe disa lloje kanceri. Këto ushqime përmbajnë sasi të larta sheqeri, kripe, yndyrash të dëmshme dhe aditivësh artificialë, shkruan Medical News Today, transmeton Gazeta…
Një studim i ri ka zbuluar se konsumimi i dy ose më shumë pijeve alkoolike në ditë lidhet me një rrezik dukshëm më të lartë për zhvillimin e kancerit kolorektal. Studiuesit analizuan të dhëna afatgjata dhe identifikuan një lidhje të fortë mes sasisë së alkoolit dhe rrezikut të sëmundjes, shkruan…
Një studim i fundit ka ngritur alarmin se mungesa e vitaminës D lidhet drejtpërdrejt me një rrezik më të lartë për zhvillimin e infeksioneve serioze të rrugëve të frymëmarrjes, përfshirë pneumoninë dhe bronkitin akut. Studiuesit analizuan të dhënat shëndetësore të mbi 30 mijë personave dhe zbuluan se individët me nivele…
Vaksina kundër herpes zoster nuk shërben vetëm për mbrojtje nga riaktivizimi i virusit të lisë së dhenve, por mund të ketë edhe një efekt pozitiv në ngadalësimin e procesit të plakjes biologjike, sugjerojnë të dhënat e reja shkencore. Studiuesit kanë vërejtur se te personat e vaksinuar disa procese qelizore tipike…
Shërbimi i Mjekimit Shtëpiak në Komunën e Prishtinës është zgjeruar me staf të ri, ka rritur ndjeshëm numrin e vizitave dhe sot funksionon shtatë ditë në javë, duke ofruar rreth 300 vizita ditore nëpër shtëpitë e pacientëve, ka deklaruar shefja e këtij shërbimi, Sahadete Kelmendi, raporton Ekonomia Online. Kelmendi në…

