Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka konfirmuar të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor, një ditë pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave. Para shpalljes zyrtare, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, deklaroi se afati i shpalljes së rezultateve nuk përbën shkelje ligjore dhe është…

Më shumë

ShSKUK-ja ka publikuar emrat e kandidatëve për pozita të drejtorëve të departamenteve. Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka publikuar listën e kandidatëve që kanë plotësuar kriteret për pozita udhëheqëse në divizione dhe departamente të ndryshme brenda institucionit, përcjell Gazeta Shneta. Sipas njoftimit zyrtar, procesi i vlerësimit ka…

Më shumë

Në fshatin Surkish të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë ka goditur një këmbësore të mitur 7-vjeçare. Sipas raportit policor 24-orësh, si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. I dyshuari është ndaluar përkohësisht…

Më shumë

Sot parashihet mot me vranësira të theksuara, herë pas here me kthjellime të shkurtra. Instituti Hidrometeorologjik njofton se temperaturat minimale do të sillen nga 0 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale nga 5 deri në 8°C, përcjell Gazeta Shneta. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me intensitet të lehtë deri…

Më shumë

Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar një shkak të ri të mundshëm të astmës, i cili mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si trajtohet kjo sëmundje. Studiues nga Universiteti Case Western Reserve në Kleveland, SHBA, kanë identifikuar molekula të panjohura më parë që duket se luajnë një rol kyç në inflamacionin…

Më shumë