Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Është ndaluar importi i deleve dhe dhive nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton opinionin publik se, bazuar në raportet zyrtare të ADIS dhe Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH), në Republikën e Maqedonisë së Veriut është konfirmuar prania e sëmundjes Lija e dhenve…

Më shumë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrje vendeve në mbarë botën të përmirësojnë urgjentisht ushqimin në shkolla, pasi obeziteti te fëmijët po rritet me ritme alarmante. Aktualisht, një në dhjetë fëmijë në nivel global jeton me obezitet, duke e kthyer këtë problem në një kërcënim serioz për shëndetin…

Më shumë

Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka rritur kapacitetet profesionale përmes angazhimit të stafit të ri shëndetësor, në funksion të përmirësimit të shërbimeve ndaj pacientëve. Së fundmi, këtij institucioni i janë bashkuar 8 mjekë specialistë të profileve të ndryshme, përfshirë 3 specialistë pediatër, 1 specialiste të dermatologjisë, 1…

Më shumë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 18 aksidente me të lënduar…

Më shumë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se Qeveria do të procedojë sërish ligjin për sigurime shëndetësore menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi disa ligje për arsye administrative, duke theksuar se ky proces është i domosdoshëm për krijimin e fondit të sigurimeve…

Më shumë