- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV) ka njoftuar për tërheqjen e menjëhershme nga tregu të një serie të produktit ushqimor për foshnje APTAMIL, pasi është identifikuar prania e substancës Cereulide, e cila paraqet rrezik serioz për shëndetin. Sipas AUV-it, përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe…
.Gjatë vitit 2025, Reparti i Urologjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë ka ofruar shërbime të shumta shëndetësore për pacientët. Në këtë periudhë janë realizuar 4,961 vizita ambulantore, ndërsa 496 pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtejmë. Po ashtu, gjatë vitit janë kryer 136 ndërhyrje kirurgjikale të hapura si dhe…
Rastet e zgjebes (scabies), një sëmundje ngjitëse e lëkurës e shkaktuar nga parazitë mikroskopikë, janë në rritje në Mbretërinë e Bashkuar dhe në disa vende të Evropës, paralajmërojnë ekspertët shëndetësorë. Sipas të dhënave të Royal College of General Practitioners, numri i rasteve mbetet mbi mesataren e pesë viteve të fundit,…
Një stuhi e rrezikshme dimërore ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke lënë të shtatë të vdekur, derisa energjia elektrike është ndërprerë për qindra mijëra shtëpi. Shkollat dhe rrugët në të gjithë vendin janë mbyllur dhe fluturimet janë anuluar, ndërsa kushtet “kërcënuese për jetën” shtrihen nga Teksasi në Anglinë…
Dita e hënë do të karakterizohet me kushte të paqëndrueshme atmosferike, duke sjellë mot kryesisht të vranët dhe me reshje. Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet pritet të jenë të intensitetit mesatar deri në të lartë, ndërsa në zonat malore nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të shiut dhe…
Një studim i fundit mbi efektet e suplementëve omega‑3 tregoi se marrja e përditshme e tyre nuk ka ndikim të dukshëm në nivelin e sheqerit në gjak tek individët, qoftë me apo pa diabet. Hulumtimi shqyrtoi të dhënat e dhjetëra studimeve klinike dhe eksperimentale për të vlerësuar nëse acidet yndyrore…
Një studim i ri ndërkombëtar ka arritur një hap të rëndësishëm në parandalimin dhe menaxhimin e astmës. Shkencëtarët nga Karolinska Institutet në Suedi dhe Mass General Brigham në Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar një model metabolik që mund të parashikojë sulmet e astmës deri në pesë vjet më parë, duke…
Një studim i gjatë nga Suedia ka sugjeruar se konsumimi i djathit me yndyrë të lartë dhe produkteve të tjera të pasura me krem mund të shoqërohet me një rrezik më të ulët të dementia gjatë jetës. Studiuesit analizuan të dhënat e mijëra individëve për një periudhë disa dekadash, duke…

