- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Gastroenterologu kosovar, doktor Krenar Reshitaj, specialist i Gastroenterologjisë dhe Hepatologjisë, është pranuar si anëtar i American Gastroenterological Association (AGA), një nga organizatat më profesionale dhe me ndikim në fushën e gastroenterologjisë në nivel ndërkombëtar. Reshitaj do të jetë anëtar me të drejta të plota, raporton Klankosova.tv AGA është e njohur…
Shkencëtarët kanë zbuluar se variantet gjenetike luajnë një rol kyç në shfaqjen e aborteve spontane, një fenomen i zakonshëm tek njeriu që prek rreth 15% të shtatzënive. Shumë prej këtyre humbjeve ndodhin në fazat shumë të hershme të zhvillimit embrional, shpesh para se gruaja të jetë e vetëdijshme se është…
Studimet e fundit tregojnë se konsumimi i një avokadoje çdo ditë për disa muaj mund të sjellë përfitime të rëndësishme për shëndetin. Personat që morën pjesë në hulumtim përjetuan kolesterol më të mirë, duke ulur nivelet e LDL-së (“kolesteroli i keq”) dhe rritur HDL-në (“kolesteroli i mirë”), si dhe përmirësim…
Shëndeti i trurit është një nga aspektet më të rëndësishme të mirëqenies sonë, por shumë njerëz nuk e kuptojnë se ushqimi ka një ndikim të madh në funksionet kognitive dhe kujtesën. Sipas ekspertëve dhe studimeve të fundit, disa ushqime dhe pije mund të ndikojnë negativisht në trurin tonë. Sheqeri i…
Shkencëtarët kanë zbuluar një lidhje të fortë mes lumturisë dhe shëndetit të zemrës, duke treguar se njerëzit që ndihen më të kënaqur me jetën e tyre kanë një rrezik më të ulët për sëmundje serioze kardiovaskulare. Një studim i ri i botuar nga American Heart Association analizoi të dhënat e…
Vaji i peshkut (fish oil) është një suplement i njohur për efektet e tij pozitive në shëndetin e zemrës, duke ulur trigliceridet dhe duke ndihmuar në mbrojtjen e arterieve. Megjithatë, kur kombinohet me medikamente për tensionin e gjakut, mund të ketë efekte të papritura dhe të rrezikshme. Hulumtimet tregojnë se…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka reaguar lidhur me njoftimin e Komunës së Prishtinës për erëra të forta gjatë ditës së sotme, 25 janar 2025, duke sqaruar se ky paralajmërim nuk është i bazuar në parashikimet zyrtare të institutit. Sipas IHMK-së, njoftimi i publikuar nga Komuna e Prishtinës përmes Drejtorisë…
Sektori i shëndetësisë në Shqipëri dhe në Ballkan po vihet në rrezik nga mungesa e stafeve dhe kryesisht mjekëve pasi një pjesë e madhe e tyre po emigron. Një studim i fundit në Gjermani mbi emigrimin në vendet e Ballkanit Perëndimor evidentoi se afërsisht 30% stafit shëndetësor nga Shqipëria kishin…

