Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Një incident i rëndë ka ndodhur në Spitalin e Përgjithshëm, “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë. Sipas një njoftimi të këtij institucioni, një infermiere dhe dy punonjës të sigurimit u sulmuan fizikisht në Repartin e Ortopedisë. Tre të sulmuarit kanë marrë trajtim mjekësor, përcjell Gazeta Shneta. “Incidenti ka ndodhur teksa po…

Më shumë

Gjatë 24 orëve të fundit, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka kryer 114 rëntgen. Shërbimi i Radiologjisë ka ofruar ekzaminime për pacientët qk kanë kërkuar ndihmë në këtë institucion shëndetësor. Në të njëjtën ditë, spitali ka kryer gjithashtu një numër të lartë shërbimesh të tjera: 3,837 analiza laboratorike për 294…

Më shumë

Mostretja kronike e ushqimit (dispepsia) karakterizohet me dhimbje të përsëritura dhe me jorehati në pjesën e sipërme të stomakut. Besohet se zbrazja e vonuar e stomakut është arsyeja kryesore e formimit të dispepsisë. Sipas Helathline është interesante sepse xhenxhefili del që që shpejton zbrazjen e stomakut me këtë gjendje. Kjo…

Më shumë

Të enjten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme dielli. Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të shënojnë vlera nga 3 deri në 7 gradë Celsius.…

Më shumë