- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Komuna e Obiliqit vendos 350 euro në muaj për familjet që strehojnë fëmijë pa përkujdesje prindërore
Komuna e Obiliqit ka marrë një vendim të rëndësishëm në mbështetje të fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe familjeve që kujdesen për ta. Sot është nënshkruar vendimi që familjet strehuese në këtë komunë të përfitojnë mbështetje financiare prej 350 eurosh në muaj. Ky vendim i kryetarit Halil Thaçi, synon të forcojë…
Qeveritë në mbarë botën duhet të rrisin ndjeshëm taksat për pijet me sheqer dhe alkoolin, nëse duan të ulin normat në rritje të obezitetit, diabetit, sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe dëmtimeve të lidhura me to. Ky është paralajmërimi i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), i publikuar në dy…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen. Sipas KQZ-së, nga nisja e këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka dalë me një njoftim lidhur me situatën e ujit të pijshëm. Sipas IKSHPK-së uji nga Badoci nuk rekomandohet ende për pije, si pasojë e vlerave të rritura të turbullirës. Ndërkaq në fabrikat për trajtimin e ujit në Shkabaj dhe Batllavë, cilësia…
Rreth 90% e amerikanëve plotësojnë kriteret për të paktën fazën e parë të sindromës kardiovaskulare–renale–metabolike (CKM), një gjendje e përcaktuar së fundmi që përfshin sëmundjet e zemrës, sëmundjet e veshkave, obezitetin dhe diabetin e tipit 2. Ky koncept i ri, i prezantuar në vitin 2023 dhe i mbështetur nga organizata…
914 vendvotime kanë hyrë në procesin e rinumërimit nga dje, nga 2,557, në të cilat është zhvilluar procesi i rregullt i votimit më 28 dhjetor 2025. Këtë vendim e mori dje Komisioni Qendror Zgjedhor në mbledhjen e mbajtur dje, pasi propozimi mori 9 vota për dhe dy abstenime. Vendimi i…
Teste të reja për përdorim në shtëpi për zbulimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (SST) janë miratuar së fundmi në Shtetet e Bashkuara dhe mund të kontribuojnë në uljen e rasteve të infeksioneve. Autoritetet shëndetësore kanë miratuar testin e parë shtëpiak që zbulon njëkohësisht gonorrenë, klamidian dhe trikomoniazën te gratë,…
Planeti Tokë sapo ka përjetuar vitin e tretë më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë, thanë shkencëtarët e BE-së të mërkurën. Viti i kaluar ishte gjithashtu më i nxehti i regjistruar ndonjëherë për Antarktidën, një tjetër zile alarmi se ndryshimi i klimës po e kap edhe kontinentin e largët të mbuluar…

