Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Laboratori i Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka realizuar 397 mijë e 880 analiza laboratorike gjatë vitit 2025, sipas të dhënave të publikuara nga institucioni. Gjatë këtij viti, shërbime laboratorike kanë marrë 20 mijë e 396 pacientë, ndërsa analizat janë kryer për nevojat e reparteve internistike, kirurgjike…

Më shumë

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka realizuar 20 ndërhyrje kirurgjikale gjatë ditës së djeshme, në kuadër të shërbimeve të rregullta shëndetësore. Sipas të dhënave të publikuara, gjatë së njëjtës ditë janë kryer 510 vizita specialistike, ndërsa në repartin e gjinekologjisë dhe obstetrikës janë regjistruar pesë lindje, prej tyre dy djem…

Më shumë

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Abdyl Frashri” në Lipjan. Sipas policisë, viktima është gjetur në një shtëpi të pabanuar afërsisht 200 metra larg shtëpisë së tij. “Rr. Abdyl Frashëri, Lipjan 13.01.2026 – 11:45. Viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë pa shenja jete, në një shtëpi…

Më shumë