- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e shqyrtimit të aplikimeve për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 7 qershor. Në përgjithësi janë aprovuar 131,800 votues jashtë vendit nga 142,803 që kanë aplikuar. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se…
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë së hënës katër persona kanë vdekur si pasojë e aksidenteve në komunikacion. Kurse, brenda 24 orëve të fundit janë lënduar 19 persona nga aksidentet në trafik. Sipas forcave të rendit, 39 aksidente janë më dëme material. Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar rreth…
Një studim i ri nga Qendrat Spitalore Universitare në Cleveland të Shteteve të Bashkuara ka treguar se pacientët kirurgjikë me probleme të shëndetit mendor apo çrregullime nga përdorimi i substancave, të cilët marrin terapi me muzikë gjatë trajtimit, zakonisht kanë gjendje më komplekse shëndetësore dhe qëndrojnë më gjatë në spital.…
Në ambientet e Sallës “1 Tetori” në Prishtinë, do të organizohet aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut për personat në nevojë, me organizim nga Qendra e Studentëve. Aksioni do të mbahet nga ora 11:00 deri në ora 15:00 dhe është i hapur për të gjithë qytetarët dhe studentët që dëshirojnë…
Të martën parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, me intervale me diell dhe vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu. Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 6-9°C, ndërsa maksimalet nga 18-21°C .Era pritet të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-8…
Ndalimet dhe kufizimet ndaj ndërprerjes së shtatzënisë në disa shtete amerikane po ndikojnë negativisht edhe në trajtimin e grave që përjetojnë dështim të shtatzënisë, paralajmëron një studim i ri i publikuar në revistën shkencore “JAMA”. Hulumtimi, i realizuar nga studiues të Universitetit të Shëndetit dhe Shkencës në Oregon, analizoi të…
Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur mesatarisht për 3,9 për qind në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në publikimin e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK). Sipas ASK-së, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të…
Shpërthimi i fundit i hantavirusit në anijen turistike “MV Hondius” ka rikthyer alarmin në Evropë për gatishmërinë ndaj kërcënimeve të reja shëndetësore dhe pandemive të mundshme. Ekspertët paralajmërojnë se, megjithëse Bashkimi Evropian është më i përgatitur se gjatë pandemisë COVID-19, ende mungon një strategji e unifikuar për reagim të shpejtë…

