- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Ka ndërruar jetë njëri nga gjashtë personat e lënduar pas aksidentit mes tri veturave në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë. Sipas Policisë së Kosovës, më 18 maj 2026 rreth orës 11:50, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Doberllukë, janë përfshirë tri automjete me targa civile vendore. Si pasojë…
Konkursi për drejtorë në 14 klinika të QKUK-së ende nuk ka përfunduar. Gjatë ditës së sotme janë shpërndarë disa postime në rrjetet sociale në të cilat pretendohet se disa kandidatë janë përzgjedhur drejtor në disa klinika të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Gazeta Shneta. Por këto informata nuk janë…
Shkalla vjetore e inflacionit në muajin prill ka arritur në 7.5 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa inflacioni mujor ishte 1.1 për qind. Rritja më e madhe e çmimeve ka ndodhur te grupi i transportit, pasuar nga strehimi, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët…
Një studim i ri nga Universiteti Duke në Shtetet e Bashkuara sugjeron se mënyra se si fëmijët mësojnë ta perceptojnë trupin dhe dhimbjen mund të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e dhimbjeve kronike të barkut. Dhimbjet kronike abdominale prekin rreth 10 deri në 15 për qind të fëmijëve dhe konsiderohen ndër…
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë, ku gjashtë persona kanë mbetur të lënduar. Sipas Policisë aksidenti ndodhi rreth orës 11:50 në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, dhe ishin të përfshira tri automjete. Njëri nga drejtuesit e automjeteve ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa pesë të…
Një studim i madh ndërkombëtar ka treguar se normat e obezitetit po ndryshojnë në mënyrë të pabarabartë në botë: ndërsa në vendet e zhvilluara rritja është ngadalësuar apo është stabilizuar, në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare ajo po vazhdon të rritet me ritme të shpejta. Studimi, i…
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka tentuar të arsyetojë të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar, që e rendisin Kosovën si vendin e dytë më të varfër në Evropë. Murati ka thënë se këto të dhëna për vitin 2025, tregojnë përparim për Kosovën, pasi sipas tij, vendi ka qenë…
Një studim i ri ka gjetur se ndotja e ajrit (smogu) mund të ketë lidhje me rritjen e rrezikut për zhvillimin e demencës me trupa Lewy, një sëmundje që prek trurin dhe kujtesën. Sipas studiuesve, njerëzit që jetojnë për një kohë të gjatë në zona me ajër të ndotur kanë…

