- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Kompania amerikane Meta ka njoftuar se ka bllokuar më shumë se 544,000 llogari në platformat e saja në Australi, duke u përpjekur të përmbushë një ligj të ri që ndalon përdorimin e mediave sociale për personat nën 16 vjeç. Sipas Meta, llogaritë janë hequr nga Instagram (rreth 330,639), Facebook (173,497)…
Në Maqedoninë e Veriut ka rreth 200 pacientë në listën e pritjes për organe – 165 për veshka, 30 për zemër, pjesa tjetër për mëlçi ose kocka. Disa pacientë kanë pritur për dekada dhe disa nuk marrin kurrë një organ, thotë Dushko Gjorgiev, kryetar i “Nefron”, një shoqatë e pacientëve…
Shpallje për humbjen e faksimilit Lumnije Pelaj Goxhuli-Specialiste e Reumatologjisë me nr licence KO-04356-01-69 njofton për humbje të faksimilit. Vërejtje: Dr. Lumnije Pelaj Goxhuli e ka dorëzuar njoftimin me shkrim në adresën elektronike të redaksisë së Gazetës Shneta më datë 12.01.2026. Redaksia e Gazetës Shneta nuk mban përgjegjësi për këtë…
Boronicat e ngrira mund të jenë edhe më të shëndetshme se ato të freskëta. Kjo sepse ato ruajnë më shumë substanca që ndihmojnë trupin të mbrohet nga sëmundjet. Kur boronicat ngrihen, ato mbajnë më mirë antioksidantët, të cilët me kalimin e kohës humbasin te frutat e freskëta që rrinë gjatë…
AUV ka njoftuar se do ta tërheq nga tregu qumështin formulë “NAN” pas njoftimit të prodhuesit “Nestle” për tërheqje vullnetare të disa loteve të këtij produkti. I njëjti përdoret edhe në QKUK, por nga ky institucion kanë thënë se nuk e kanë tërhequr nga servimi në Klinikën e Neonatologjisë. Agjencia…
Për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe dëmeve nga përmbytjet e reshjet e fundit, disa komuna në vend kanë vendosur të shtyjnë rifillimin e procesit mësimor për gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2025/2026. Komuna e Malishevës, ajo e Drenasit dhe e Fushë Kosovës janë komunat që kanë marrë…
Një studim i ri nga Universiteti Stanford në SHBA tregon se inteligjenca artificiale mund të zbulojë rrezikun për mbi 100 sëmundje, vetëm duke analizuar gjumin e një personi gjatë një nate. Studiuesit kanë krijuar një sistem të quajtur SleepFM, i cili analizon rrahjet e zemrës, frymëmarrjen, aktivitetin e trurit dhe…
Disa konservues ushqimorë të përdorur gjerësisht në industrinë ushqimore mund të rrisin rrezikun për diabet të tipit 2 dhe disa lloje kanceri, sugjerojnë dy studime të reja të mëdha franceze. Sipas studimeve të publikuara në revistat shkencore BMJ dhe Nature Communications, personat që konsumojnë sasi më të larta të disa…

