- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Disa konservues ushqimorë të përdorur gjerësisht në industrinë ushqimore mund të rrisin rrezikun për diabet të tipit 2 dhe disa lloje kanceri, sugjerojnë dy studime të reja të mëdha franceze. Sipas studimeve të publikuara në revistat shkencore BMJ dhe Nature Communications, personat që konsumojnë sasi më të larta të disa…
Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot do të jetë kryesisht i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale pritet të jetë nga -11 deri -8°C ndërsa temperaturat maksimale -5 deri -1°C Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi 1-5m/s
Reshjet e mëdha të shiut dhe vërshimet bëri që të shtyhet gjysmëvjetori i dytë i mësimit në shkollat e Kosovës. E nesër, pritet që të rinis procesi mësimor, përpos në Fushë Kosovë dhe Malishevë. Lidhur me gjendjen në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, foli kreu i Sindikatës së Bashkuar…
Komuna e Prishtinës njofton se pas ndërhyrjeve dhe menaxhimit të suksesshëm të situatës së krijuar nga reshjet e shumta, nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Kryeqytetit. Falë angazhimit të ekipeve në terren dhe masave të ndërmarra, janë siguruar kushte të sigurta për nxënësit dhe stafin arsimor, përcjell…
Komuna e Fushë Kosovës dhe ajo e Malishevës e kanë shtyrë procesin mësimor, i cili duhej të fillonte nesër. Drejtoria për Arsim në Komunën e Fushë Kosovës njoftoi se gjysmëvjetori i dytë do të nisë më 19 janar. Ky vendim është marrë si pasojë e gjendjes aktuale të shkaktuar nga…
Studimet tregojnë se aktiviteti fizik i rregullt, madje edhe 30 minuta ecje në ditë, redukton ndjeshëm rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe diabet. Ushtrimet e moderuara përmirësojnë qarkullimin, reduktojnë presionin e gjakut dhe përmirësojnë metabolizmin. Edhe ushtrimi i shkurtër mund të shkaktojë ndryshime molekulare që parandalojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene dhe…
Fëmijët që ushqehen shëndetshëm në vitet e para kanë probabilitet më të lartë për të shmangur sëmundjet kronike si diabeti dhe hipertensioni më vonë në jetë. Ushqimet e pasura me vitamina, minerale dhe fibra ndihmojnë në zhvillimin optimal të trurit, kockave dhe sistemit imunitar. Përveç kësaj, zakonet e ushqyerjes së…
Mikrobioma e zorrëve është një nga faktorët më të rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm. Studimet tregojnë se balanca e baktereve të shëndetshme ndikon jo vetëm në tretje, por edhe në sistemin imunitar dhe humorin. Probiotikët, të pranishëm në kos, kefir dhe suplemente të tjera, ndihmojnë në rivendosjen e florës së…

