Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Implantet e trurit që dërgojnë impulse elektrike mund të ofrojnë një alternativë premtuese për trajtimin e depresionit tek pacientët që nuk reagojnë ndaj ilaçeve psikiatrike, sipas një studimi të ri shkencor. Hulumtimi tregon se gjysma e një grupi të vogël pacientësh që morën këto implante përjetuan përmirësim të ndjeshëm të…

Më shumë

Rritja e konsumimit të ushqimeve ultra të përpunuara (UPF), si ushqimet e gatshme, pijet me sheqer dhe snack-ët e paketuar, po shndërrohet në një kërcënim serioz për shëndetin publik në mbarë botën. Këto produkte lidhen me rritjen e obezitetit, diabetit, sëmundjeve kardiovaskulare, çrregullimeve të shëndetit mendor dhe vdekshmërisë së parakohshme.…

Më shumë

Politika tregtare e Shteteve të Bashkuara e ka ekspozuar industrinë farmaceutike zvicerane ndaj një periudhe trazirash, sipas Interpharma, e cila përfaqëson firmat farmaceutike të Zvicrës të bazuara në kërkime. Zvicra aktualisht ndodhet në një udhëkryq, tha presidenti i Interpharma, Jörg-Michael Rupp, në konferencën vjetore për median e shoqatës. Peizazhi për…

Më shumë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka njoftuar se për shkak të reshjeve të shiut dhe vërshimeve, janë intensifikuar monitorimet e cilësisë së ujit, kësisoji, janë marrë mostra të shtuara për analizë fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga sistemet publike të ujëfurnizimit. Në komunikatën e IKShPK-së, njoftohet edhe për situatën…

Më shumë